5 këshilla për të organizuar dollapin e veshjeve në pranverë

+

ikea

Pranvera sapo ka ardhur dhe përveç pastrimit tipik të shtëpisë, është koha të hidhni një sy edhe nga garderoba. Kjo është koha e përkryer për të organizuar dollapin tuaj duke larguar nga ai gjërat e dimrit dhe duke sjellë ato të pranverës. Ja 5 hapa si ta arrini thjeshtë këtë gjë. 

1. Blini varëse rrobash cilësore: Zgjidhni varëse sa më të holla dhe me veshje kadife ose velvet. Siç e dini pjesa më e madhe e veshjeve të pranverës janë prej mëndafshi dhe tyli, në këtë mënyrë nuk do të rrëshqasin dhe të bien në tokë.
2. Pastroni gardërobën nga veshjet që nuk i përdorni më: Nëse keni mbi 6 muaj që nuk i përdorni veshje të caktuara, nuk i pëlqeni apo thjesht nuk ju bëjnë më atëherë është koha t’ i largoni nga gardëroba juaj. Mund t'ia jepni motrës ose mikeshave.
3. Organizoni veshjet sipas përdorimit: Veshjet më të holla dhe që i përdorni në të përditshmen tuaj vërini përpara në mënyrë që t'i keni keni më praktike në krahasim me veshjet që vishni më rrallë.
4. Organizoni veshjet tuaja: Vendosini ato sipas ngjyrave apo rasteve që i përdorni, në këtë mënyrë nuk do të humbisni kohë duke kërkuar një veshje të caktuar.
5. Përdoni kuti për të mbajtur veshjet, këpucët dhe aksesorët që nuk ju duhen: Organizojini ato nëpër kuti kartoni, kosha me thurje ose dhe thjesht kuti plastike.