“Ankthi i eliminimit”, Buçko: Mund të dalë edhe Roberti
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Apartamenti ku jetojmë është një sfidë e vërtetë. Mbetet sekreti i fundit i personalitetit tonë. Por ashtu si ne, edhe ai është vazhdimisht në transformim. Që shtëpia të jetë që në fillim një dashuri e fituar me shikim të parë, shpesh na duhen këshillat e arkitektëve.
Ka të tjerë që guxojnë me sukses ta ndryshojnë apo ta mobilojnë vetë. Për këtë vijnë në ndihmë revistat, ose faqet e internetit. Mendoj se janë të rëndësishme, në orientimin e shijes. Në këtë numër të Living kemi përzgjedhur me shumë kujdes tre projekte fantastike. Tre arkitektë, kanë sjellë në këtë numër ide krejtësisht të ndryshme. Kanë guxuar dhe së bashku me të zotët e shtëpisë, kanë arritur rezultate të mrekullueshme. Në çfarëdo faze të jeni në shtëpinë tuaj, Living do t’ju ndihmojë të “vidhni” rregulla në ngjyra, si dhe të gjeni veten në stil. Me pak orientim, të gjithë mund t’ia dalim të krijojmë ambientin tonë.
Nada Çela, arkitektja që ka tashmë vite që punon në fushën e Interier Design, tregon që për të pasur sukses në këtë fushë, janë shumë të rëndësishme fazat e zhvillimit të projektit, që nga njohja me klientin (nivelin social-kulturor të tij, hobet e çdo pjesëtari të familjes, mundësitë ekonomike e një sërë faktorësh të tjerë) diskutime të pafundme për stilin dhe preferencat e tij, funksionalitetin, komoditetin e deri te detajet e prodhimit që pa diskutim është faza me decizive, pra kjo fazë ku i japim jetë çdo objekti që deri më tani ka qenë thjesht në letra e në mendje. Duke qenë kjo faza më delikate e cila ose të jep sukses, ose dështim, Nada nuk e ka menduar dy herë për hapjen e një biznesi që do ta ndihmonte ta përfundonte me sukses idenë e saj, dhe kështu krijoi M.E.A.N sh.p.k, një firmë që merret kryesisht me projektim, arredim dhe prodhim mobiliesh.“Vila është ndërtuar që përpara 15 vjetësh dhe kishte nevojë për një arredim ndryshe. Ruajtëm sa mundëm, duke mos bërë ndryshime në mure, por punuam me tavanet, dyshemenë dhe trajtuam me detaje stilin e arredimit. Kjo shtëpi sot ka një stil klasik elegant, jo një stil klasik të rëndë apo të vjetër me ngjyrat e qershisë apo vengesë. Mbizotërojnë ngjyrat e ngrohta, të panës, kapuçinos dhe nuancave të tyre. Ka qenë kliente relativisht“e vështirë”derisa pas diskutimesh të gjata, variantesh nga më të ndryshmet propozimesh dhe hedhje poshtë e tyre, arritëm të gërshetojmë kërkesat e Inës me zgjidhjet funksionale në mënyrë të përsosur. Ina është nga ato kliente që nuk guxoi të blejë qoftë një suvenir pa e diskutuar më parë. Jam absolutisht e sigurt që është bërë zgjidhja ideale e ambientit për klientët e duhur dhe e them pa dyshim që është puna ime më e dashur. Ndodh shpesh me klientë që pasi çdo gjë përfundon me sukses dhe është bërë gjëja e duhur deri në fund, ata guxojnë dhe blejnë orendi apo suvenir të shtrenjtë dhe nisen vetëm nga “kjo ka kushtuar kaq” dhe e vendosin në një ambient që në të vërtetë nuk ka asnjë lidhje me të. Jo çdo gjë e shtrenjtë apo e bukur mund të vendoset kudo. Këtë përpiqem vazhdimisht t’ju shpjegojë të gjithë klientëve të mi.
“Nuk kam qenë e dhënë pas linjave të forta dhe këndeve, përthyerjet dhe linjat e buta janë më shumë në natyrën time”,sqaron Ina. Teksa kaluam kohë me këtë vajzë kuptuam se arkitektja kishte kapur më së miri natyrën e saj. Vila dhe Ina ishin bërë për njëra-tjetrën. Kjo vajzë që do karrierën dhe guximin ofroi për ne fotografimin e vilës se saj luksoze, si dhe pranoi të pozonte me kënaqësi. Sapo hyjmë në korridor, dera dy-kanatëshe që na ofron transparencë, na fton pa hezitim të vizitojmë ambientin kryesor të vilës. Sapo jemi në derë, kuptojmë shumë qartë ndarjet funksionale të një hapësire të vetme por që na ofron 3 ambiente të ndryshme, soxhorno, oxhaku dhe kuzhina. Kjo ndarje përveçse nga mobilimi, theksohet akoma dhe më tepër nga trajtimi i tavanit dhe dyshemesë. Nga përmasat dhe trajtimi i tyre dallohet qartë dhe rëndësia e ambienteve. Qëndrimi komod realizohet nëpërmjet divaneve me detaje klasike, të cilët ruajnë të njëjtin motiv ngjyrë floriri me tavolinën e mesit, objektin e soxhornos dhe tapetin oriental.Mangalli është një detaj mjaft i ngrohtë i shtëpisë. Integrohet natyrshëm në këtë zonë zjarri me funksionin e tij dhe format e lakuara të strukturës mbajtëse.
Soxhorno duhet të ishte një pjesë që do të godiste sapo ne hyjmë në derë. Jo të godiste me potencial por me fi nesë. Ajo u konceptua e ngritur nga toka dhe e kornizuar me dekore klasike dhe që duhet të përmblidhte në vete ato funksione që duhet të ketë një mobilie në soxhorno, dhe duke u shkrirë natyrshëm me kolltukët dhe elementët e tjerë klasik të ambientit.Qëndrimi komod realizohet nëpërmjet divaneve me detaje klasike, të cilët ruajnë të njëjtin motiv ngjyrë fl oriri me tavolinën e mesit, objektin e soxhornos dhe tapetin oriental.Në vilë ishte ekzistues oxhaku, por ky oxhak kishte 15vjet që nuk ishte funksional, pra nuk ishte ndezur asnjëherë për probleme teknike. Forma e tij ishte tradicionale në formë hinke, i veshur me gura tradicional, dhe i një madhësie jo propocionale me faqen ku ishte vendosur. S’mund ta shmangia këtë pjesë në një vilë që po ribëhej, një oxhak inekzistent tregon arkitektja. U morëm gjatë për gjetjen dhe zgjidhjen e problemeve të mosfunksionimit të tij. U ndryshua forma dhe trajtimi me gura dekorativ tashmë me nuanca klasiko-moderne. Për t’i dhënë ngrohtësinë e duhur u morën dhe kolltukët klasikë që do të ishin pjesë e ambientit të oxhakut. Kemi vendosur spote mbi oxhak për të evidentuar akoma më tepër relievin e gurave që veshin oxhakun.
Tavolina e ngrënies është “ricikluar”. Tavolinën e vjetër të familjes, arkitektja Nada Çela ka dashur ta ripërdorë duke i ndryshuar ngjyrën. Karriget janë gjithashtu të modifi kuara, u është vënë një tapiceri e re mëndafshi dhe janë rilyer me bojë dekorative duke i dhënë rëndësinë e duhur detajeve të gdhendjeve.
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...
Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandry...