Këto janë aksesorët më të bukur për flokët e nuseve këtë pranverë/Fotogaleri

+

nuse

Dielli i ngrohtë, shumëllojshmëri lulesh dhe gjelbërim i pafund! Kjo është tabloja më e bukur që po na ofron natyra këto ditë. Një tablo që jo vetëm ka rindezur gjallërinë tek shumë njerëz, por ka nxitur edhe shumë çifte të reja të mendojnë seriozisht për dasmat e pranverës. Dhe siç e kërkon tradita, qendra e vëmendjes atë ditë është nusja. Për këtë arsye çdo gjë duhet të jetë në lartësinë e duhur  duke filluar nga fustani, aksesorët, këpucët, bizhuteritë, make up-i, por pikat mbi 1 janë flokët. Pavarësisht  llojit të ceremonisë civile, fetare apo mes miqsh e familjarësh, një nuse duhet të shkëlqejë atë ditë. Në fotogalerinë e mëposhtme do të gjeni aksesorët më të bukur për flokët e nuseve këtë pranverë.