Këpucët me takë, 15 modelet më IN për sezonin e pranverës
Me ardhjen e pranverës, nisim zyrtarisht edhe sezonin e dasmave dhe eventeve. Ndaj do të jemi në provë të vazhdueshme për të...
Frenki Ceko, 18 vjeçe, maturante në shkollën e mesme “Qemal Stafa” dhe modele e “Grace Models” ka menduar ta përdorë talentin e saj në pikturë për të krijuar veshje të veçanta. Ajo pikturon motive të ndryshme mbi bluza, fustane dhe pantallona, duke sajuar kështu gjëra unike dhe origjinale, që nuk I ka askush tjetër përveç saj...
Që në vegjëli, që kur shkonte ende në kopsht, Frenki spikati për talentin e saj në pikturë. Edukatoret dhe më pas mësueset e fillores e dalluan dhe nxitën aftësinë që ajo kishte për të vizatuar, duke u bërë shtysa e parë që vajza nga Tirana të lidhej shpirtërisht me këtë art të bukur. Sigurisht që, ata që vizatojnë dhe pikturojnë janë të shumtë, mirëpo janë të paktë ata që kanë shkuar përtej kësaj dhe e kanë përdorur talentin e tyre për diçka më pop dhe komerciale, siç janë gjërat e krijuara në mënyrë artizanale dhe me dorë, që njihen ndryshe si crafts. Kështu, Ceko pikturon mbi veshje të ndryshme, të cilat nuk kanë dizajn, por janë njëngjyrëshe, motive të ndryshme, sipas fantazisë dhe preferencave të saj. “Gjithçka nisi nga dashuria e madhe që kam për artin dhe të krijuarit e gjërave sa më të veçanta, unike për veten dhe për të tjerët”, thotë Frenki. “Hedhja e motiveve me bojëra tekstili dhe kryesisht akrilik, mbi veshje të ndryshme, nisi nga nevoja personale për një stil të veçantë. Ne vajzat, dihet tashmë, jemi të dhëna pas modës, ndaj dëshira ime ishte të kisha disa rroba që nuk gjendeshin nëpër dyqanet ku blen çdokush”. Për këtë artikull në Living, Frenki krijoi disa dizajnë të posaçëm, të cilët i përshtaten edhe stinës së verës. Si për shembull, panorama e një sirene që zhytet në det dhe i duket vetëm bishti. Piktura shoqërohet me thënien “Më tako nën oqean” dhe jo rastësisht është realizuar mbi një bluzë në ngjyrë të bruztë, ngjyra e detit dhe verës. Në një fustan plazhi në ngjyrë blu, Frenki ka pikturuar disa korale, një yll dhe një kalë deti, motive të cilat të lidhin drejtpërdrejt me stinën e verës dhe plazhin. Në një bluzë ngjyrë pjepri, ka pikturuar një panoramë perëndimi dielli në det dhe sipër tij, qiellin e mbushur me pulëbardha. Kjo picture shoqërohet nga thënia “Pikturoje qiellin, bëje tëndin”. Të bie në sy se sa bukur i ka punuar edhe detajet më të imta në këtë panoramë Frenki, e cila pranon se kjo gjë nuk është aspak e lehtë, pasi copa nuk është një sipërfaqe po aq e lehtë sa letra dhe telajoja për t’u punuar sipër saj. Por bluza më e veçantë e realizuar nga Frenki, është pa dyshim ajo ngjyrë limoni, që është konceptuar të jetë tredimensionale.
Përveç pikturimit, aty Ceko ka future edhe pendë të ngjyrosura, duke aplikuar kështu mbi veshje imazhin e një dreamcatcher-i, një simbol i indianëve të Amerikës, pas të cilit modelja është shumë e dhënë. Aq e dhënë, sa ajo njihet përpos pikturimit të rrobave, edhe për krijimin e bizhuve me motivin e dreamcatcher- it. “Punën me dreamcatcher-at e kam nisur përpara një viti, me një punim të vogël, të cilin e nisa si dhuratë për shoqen time të ngushtë, me rastin e festës së Vitit të Ri”, thotë Frenki. “Duke parë reagimin e saj, por edhe njerëzve të tjerë që e panë dhe e pëlqyen shumë këtë punim, vendosa të provoja përsëri me një model tjetër. Kështu, nisa të kasha sukses edhe me dreamcatcher-at, të cilët varen në mur dhe shumë klientë kanë preferuar t’i blejnë për vete apo si dhurata të veçanta për të afërmit”. Frenki përdor termin “klientë”, sepse prej pak kohësh ajo nuk bën gjëra vetëm për vete dhe miqtë, por edhe njerëz të tjerë, ndonjëherë edhe krejt të panjohur. Sigurisht, përmes art craft- it nuk është se mund të fitosh kushedi çfarë, pjesa më e madhe e gjithë kësaj pune është thjesht qejf dhe pasion, megjithatë për një nxënëse të shkollës së mesme dhe studente të ardhshme, edhe këto të ardhura kanë shumë vlerë. Qoftë dhe vetë për edukimin me konceptin e punës dhe me nxjerrjen e të ardhurave. Ky është “biznesi” i parë për Frenkin, edhe pse ajo mbërriti rastësisht tek ai. Frenki krijonte për veten dhe miqtë, ekskluzivisht, derisa njerëz të tjerë këmbëngulnin që ajo të bënte diçka edhe për ta. Kështu, pasioni u kthye në një “profesion” në miniaturë. Duke parë interesin përherë e më në rritje, modelja hapi një faqe në Facebook dhe aty kërkesat u shtuan edhe më. Frenki dhuron “kapëse ëndrrash” (dreamscatcher) për të rinj, ndërkohë që me talent dhe këmbëngulje, shumë ëndrra kanë rënë tashmë në rrjetën e saj. Ajo po punon që këtë vit të futet në Universitetin e Arteve për pikturë, duke e përsosur edhe më tej pasionin dhe talentin e saj, duke qenë se deri më sot nuk ka studiuar në lice artistik, por në një shkollë të mesme të përgjithshme. Ajo është vajza që “kap ëndrrat” dhe sjell aromën e jodit në gardërobën tuaj...
nga Gentian Minga | Fotografia: Armand Habazaj
Me ardhjen e pranverës, nisim zyrtarisht edhe sezonin e dasmave dhe eventeve. Ndaj do të jemi në provë të vazhdueshme për të...
Britney Spears ka postuar në Instagram një sërë fotosh mjaft provokuese nga pushimet e saj të fundit. Në njërën nga f...
Ledjona Xheladinaj, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP 3”, komentoi deklaratat e ish-bashkëshortit t&eu...