Dijonisi “thumbon” Valerin: Je shumë sensual
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Punimet “Oclectic” shpallen të përsosura me vendim të formës së prerë!
Olta Dokle është nga Shkodra, por prej vitesh jeton në Nju Jork. Ajo ka punuar si juriste për një kohë të gjatë dhe prej pak kohësh është shkëputur nga çdo lloj angazhimi për t’iu përkushtuar pasionit të saj të përjetshëm dhe tejet origjinal: pikturimit të vazove me forma e madhësi të ndryshme...
Që në vegjëli ajo impresionohej nga gërmat, dritat, ngjyrat, format, lëvizjet dhe motivet e gjalla. Filloi të shkruajë, të lexojë dhe vizatojë që kur ishte 3 vjeçe. Lindur dhe rritur në Shqipëri, në një familje artistësh të mirënjohur, Olta Dokle kultivoi për një kohë të gjatë interesin ndaj arteve pamore, por iu desh ta linte atë mënjanë për vite me radhë, duke ndjekur një karrierë të suksesshme në Drejtësi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Jeton në Nju Jork që nga viti 2006, ku rendi për të ndjekur dashurinë e parë. Ndonëse një grua dhe nënë e lumtur, Olta ndjeu nevojën të ndjekë pasionin e vërtetë, forca e të cilit shtohej dita-ditës, për të zënë një vend të rëndësishëm në jetën e saj përtej oqeanit. Kështu, një ditë pastroi penelat e telajon nga pluhurat dhe u regjistrua në disa kurse pasuniversitare të artit pamor. “Gjithmonë nxitem drejt frymëzimit artistik, në çdo gjë që më bie në duar apo më kap syri. Nuk bëj dot ndryshe. Admiroj ngjyrat dhe dizajnet e guximshme. Arti, e bukura, janë buka dhe uji i shpirtit tim”, thotë Olta. “Kur krijoj, i lë instinktet të më udhëheqin në hapin e ardhshëm e të ma sugjerojnë atë pas tij, pa ditur se si do përfundojë një krijim, pa pasur një skicë të paramenduar. Është një moment sfide”.
Art dekorativ aplikativ në qelq të ricikluar (“Mixed Media & Vitrazh”)
Të gjitha punimet artistike “Oclectic” janë të punuara me dorë, duke përdorur si kanavacë sipërfaqe qelqi, shishe, kavanoza apo enë xhami të tjera, të ricikluara, të mbledhura dhe të përzgjedhura në kohë, lloje, madhësi dhe forma nga më të ndryshmet. Puna nis me pastrimin e enës brenda dhe jashtë, pastaj vazhdon me përgatitjen e sipërfaqes, në varësi të materialeve që do përdoren, për të siguruar ngjitjen e duhur dhe për rrjedhojë, qëndrueshmëri e jetëgjatësi. Procesi krijues, i cili ka të bëjë me të pikturuarin në teknikën “vitrazh” dhe atë “mixed media”, zhvillohet me përdorimin e një game të gjerë materialesh, si bojëra qelqi vitrazh (të sheshta dhe 3D), enamel, letër organike (bambuje ose orizi), gurë xhami, rëre apo mermeri, si dhe zbukurime të ricikluara nga bizhuteri dhe aksesorë të vjetër (vintage). Çdo punim vishet në fund me shtresa rezistente llaku me lustër, për të vulosur sipërfaqen e punuar, duke theksuar më tej detajet dhe ngjyrat e përdorura, por njëkohësisht duke ruajtur ndjesinë e qelqit në prekje. Emri “Oclectic” lindi krejt natyrshëm, duke personalizuar me një gërmë të vetme të emrit të saj, “O” për Olta, fjalën “eclectic”, një zhanër arti që vjen nga lëvizja eclecticism e shekullit të 19-të dhe përfaqëson një larmi stilesh e ndikimesh artistike dhe historiko-etnike, të kombinuara me kujdes. Punët “Oclectic” në qelq janë eko-miqësore, të punuara me dorë, me kujdes e vëmendje, të arrira në qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e tyre. Megjithatë, si çdo vepër arti, duhet të trajtohen me delikatesë. Duhen mbajtur larg rrezeve të drejtpërdrejta të diellit, për të shmangur zbehjen e ngjyrave. Duhen pastruar nga pluhuri duke përdorur një pecetë të butë, të thatë ose pak të lagur, në sipërfaqet e tyre të jashtme. Natyrshëm mund të ktheni në praktike një vepër arti “Oclectic”, duke ndezur brenda saj një qiri, duke e mbushur me ujë si vazo, damixhanë me pije, apo ndonjë përdorim tjetër. Objektet e kësaj linje s’duhet të futen në makinë larëse me temperaturë të lartë, detergjentë të ashpër ose pastrues të tjerë me bazë tretëse.
nga Gentian Minga | Fotografia: Armand Habazaj
{gallery}fotogaleri2016/olta{/gallery}
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...