Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
Brenda një studioje të vogël në zemër të Tiranës marrin jetë disa zonjëza, të cilat rriten me dashurinë e stilistes Bela Maci, e cila para se t’i finalizojë, i ideon, i skicon e më pas i qep me një kujdes të veçantë. Këto zonjëza kaq simpatike nuk janë thjesht spila, por prania e tyre në një veshje, ndryshon deri diku edhe humorin e ditës. Shumë fytyra, të qeshura, simpatike, lozonjare e në disa raste dhe paksa qesharake, janë krijimet e stilistes Bela Maci, e cila prej kohësh krijon këta aksesorë kaq të këndshëm për klientet e saj. I punon me dashuri, frymëzohet nga çdo gjë e çastit e mundohet që asnjëra të mos jetë njësoj me tjetrën. Këtë pasion ajo e ka zhvilluar prej kohësh, që kur gjyshi i saj piktor dhe halla rrobaqepëse e ushqyen me të bukurën në shpirt dhe syrin estetik për të punuar me detajet. Motivet popullore të pikturës së gjyshit dhe njohja e zanatit të rrobaqepësisë, i dhanë bazat e para për të nisur studimet fillimisht në Paris për stilizim dhe aksesorë e mandej për kostumografi e skenografi në Institutin e Lartë të Arteve.
Sot, Bela e ushtron këtë profesion në një studio të vogël, por që mbart shumë art: punime dore, nga aksesorë si varëse, vëthë, spila e deri te veshjet, janë krijimet e saj. “Frymëzohem nga çdo gjë që kam përreth, - më thotë Belinda ose Bela, siç e njohin të gjithë. – Nuk është se kam një burim frymëzimi. Çdo gjë e bukur që kap syri dhe mendja ime, shërben si motiv: qoftë kjo muzikë, një personazh libri apo dhe një njeri që kalon në rrugë dhe është veshur me stil. Më ndodh që edhe para se të fle, ta skicoj në mendje e të nesërmen mundohem ta realizoj menjëherë.”
Materialet bazë që ajo përdor janë të shumta, si: leshi i presuar, xhufka, zinxhir, rruaza e perla. Por, edhe çdo gjë tjetër që mund të duket se nuk vlen, për të është funksionale. Ka pasur raste kur ka përdorur edhe copa kartoni për të realizuar diçka apo paramanda për të krijuar një varëse moderne. Puna e artit, po aq sa ç’është e bukur, ka dhe vështirësitë e veta, sidomos në një vend si Shqipëria, por, për Belën, e cila është rritur me shijen e së bukurës, kjo punë shërben si një kapsulë energjie, i motivon ditën dhe i shton fantazinë. Ajo kujdeset shumë që çdo gjë të jetë unike.
“Preferoj që çdo punë imja të mos përsëritet e të jem korrekte me klientet. Për to është e rëndësishme të kenë diçka që nuk do ta shohin diku tjetër e të mbajë emrin “Bela Belinda Style”. Mua kjo gjë më frymëzon më shumë e më bind se e veçanta do të vlerësohet gjithmonë”.
Koha për realizimin e tyre është e ndryshme, në varësi të vështirësisë për realizimin që kërkon çdo spilë, por ka raste kur një prej tyre mund ta realizojë edhe brenda tre orëve.
Të luash me pamjen është gjithmonë një terapi më vete e pikërisht përdorimi i spilave në veshjet e përditshme, na jep një pamje më klas e na diferencon nga të tjerët. Këtu qëndron edhe e bukura: ti mund të ndihesh më moderne edhe nga një aksesor që nuk ta priste mendja. Nëse i vendosni hijshëm në një fustan, pallto, xhaketë apo këmishë, mund të krijoni figura të reja për pamjen tuaj. Ky sezon është më se i përshtatshëm për spilat. Guxoni, ndryshoni dhe shijojeni pamjen e re. Ne po ju paraqesim disa mënyra se si mund të luani me pamjen.
Nga: Santana Çomora Fotografia: Endrit Mërtiri
{gallery}fotogaleri2016/bela{/gallery}
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...