Nutricionistja Diola Dosti bën publike videon plot puthje e prekje me partnerin e ri
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Dritan Onjea, nga Gjirokastra, por që prej vitesh banon në Sarandë, ia ka dalë që pasionin e tij për krijimet me guaska ta shndërrojë në një punë të mirëfilltë, nga e cila siguron jetesën për familjen. Ai ka 12 vjet që e bën këtë gjë, duke filluar nga mosha 31-vjeçare, kur u vendos në qytetin e Sarandës. Sot, 43 vjeç, Onjea e ka përsosur më tej artin e tij. “E vështirë është vetëm puna e parë”, thotë ai. “Të tjerat që pasojnë duan thjesht kohën fizike për t’u bërë”. Talenti nuk është një rastësi për zotërinë, ai qarkullon brenda familjes së madhe. E ëma ka punuar në tezgjah, ndërsa i ati i saj, pra, gjyshi i Dritanit, ka qenë mjeshtër në gdhendjen e drurit. Fantazia është “mjet” i rëndësishëm për të përsosur dizajnin e orendive apo bizhuterive të realizuara me guaska. “Më lindin çdo ditë ide të reja dhe nuk bëj kurrë dy punime njësoj”, thotë Dritani. Ai realizon aksesorë shtëpie, si zbukurime të thjeshta, korniza për fotografitë apo dhe abazhurë funksionalë. Për to, i duhet të ulet dhe të punojë disa ditë, por teksa është duke pritur klientët pranë tryezës ku ekspozon punimet, ai krijon aty për aty, bizhuteri. I realizon në çast, pa vështirësi. Ka arritur të realizojë dhe objekte të ndërlikuara, si p.sh. krokodil me guaska, delfinë prej rëre, maçokë, bufa, etj. Nëse ju pëlqejnë krijimet e tij, e gjeni këtë muaj në shëtitoren e qytetit të Sarandës, ndërkohë që gjatë dimrit ai zhvendoset me aksesorët e tij të këndshëm, në kryeqytet. (tel: 0692540695).
Nga Gentian Minga, Fotografia Armand Habazaj
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Pashka (ose edhe Pashkët) është festa (e kremtja) më e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave t&eum...
Pluhuri saharian i cili mbërriti në Shqipëri që prej mëngjesit të ditës së djeshme dhe që pritet të zgjas&eu...