Albano Bogdo tregon historinë e dashurisë me partneren 9 vite më të madhe: Vajzat më duan se jam i pasur
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Flitet shumë rreth shëndetit e mirëqenies. Me dieta ekstreme, duket se të gjithë janë përqendruar si të jetojnë një jetë më të shëndetshme. Por ajo që na mban të shëndetshëm ndoshta s’është një dietë e re ose një rutinë stërvitjesh. Ndoshta mund të përdorim duart dhe fantazinë për mirëqenien e mendjes, trupit dhe shpirtit. Shkenca ka treguar se përqendrimi që kemi kur punojmë me shtiza apo grep, redukton stresin dhe lufton inflamacionin. Trupat tanë janë në gjendje të vazhdueshme stresi sepse truri ynë nuk e bën dot dallimin mes një debati me shefin e një sulmi nga një ari. Lëvizjet e përsëritura të punës së dorës, për shembull, aktivizojnë sistemin nervor parasimpatik, që qetëson atë reagimin “lufto ose ik”.
Ndaj nuk do të ishte e tepërt të mendonit për punën me shtiza, qëndistarinë, pikturat, kraftet e krijimtarinë në përgjithësi, si një praktikë qetësuese ose ndoshta një formë meditimi. Por kujdes, flasim për atë pjesë të krijimtarisë që realizohet fizikisht, pasi ka punë krijuese si të shkruarit, për shembull, që vënë në punë trurin dhe mund të jenë të lodhshme e të kenë efekt të kundërt me relaksimin.
Kohët e fundit neuroshkenca po kryen studime mbi efektet me punës së dorës në shpirtin dhe mendjen e njeriut. Studimet tregojnë se, puna me shtiza, por dhe forma të tjera si qëndisja, endja dhe thurja me grep kanë shumë të përbashkëta me vetëdijen e meditimin.
Por nëse çentrot dhe mbulesat e qendisura ju duken démodé dhe të dala nga moda përse nuk përpiqeni të thurni këtë mbulesë krevati, videoja e së cilës po bën xhiron e rrjetit.
Kjo videoe udhëzuese realizuar nga blogeria Laura Birek, ju mëson si të thurni këtë batanije.
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...
Modelja e njohur Hailey Bieber mund të ketë lëkurën më të bukur dhe më me shkëlqim që kemi parë ndonjëh...