Fashion Guru's/ Kuratorja e imazhit Esmeralda Zoto tregon se a vishet stil apo jo kryeministri Rama
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nga Gentian Minga, Fotografia Armand Habazaj
Ndriçues rruge dhe vazo lulesh në formë bufi, fasadëkërmill, instalacione riciklimi, personazhe përrallash prej bronzi, dyer shumëngjyrëshe e fole zogjsh prej qeramike.
Kjo është e ashtuquajtura “Kodra e Diellit 2”, që do ta kishim cilësuar pa frikë si “qyteza-art”... Një koncept urbanistik unik, nga Gentian Sula, që s’ka të ngjashëm në kryeqytet, një filozofi ku autori është përpjekur, madje ia ka dalë, ta bëjë jetën më të këndshme, më të bukur, me energji pozitive, falë aplikimit të artit funksional. “Kodra e Diellit 2”, në përfundim e sipër, është një galeri arti e stërmadhe. Një projekt ku inxhinierët janë po aq të pranishëm sa artistët, piktorët dhe skulptorët. Ajo është zgjatim I kompleksit “Kodra e Diellit 1”, ndërtuar me të njëjtën filozofi e frymëzim.
Ajo çka e bën të dashur dhe interesant këtë projekt është filozofia e “vetërigjenerimit”. Mozaikët që veshin fasadat apo shtrojnë sheshet realizohen me baltën e nxjerrë nga kodra ku është ndërtuar kompleksi. “Kodra” ndërton vetveten. Pasi balta nxirret, dërgohet në punishten ku përpunohet nga mjeshtrit e skulpturës dhe me të realizohen nga mozaikët, te poçat dhe enët e kuzhinës, dekorit etj.; një koncept sa natyral dhe miqësor me ambientin, aq edhe romantik. Një “qytezë-arti”, ndërtuar nga “brumi” i vet. Pra, nga “Kodra”, për “Kodrën”...
“Kodra 2”, po ta shikosh nga sipër, ngjan si një çentro e madhe me motive popullore shqiptare. Kur të jenë shtruar rrugët përfundimisht, gjithë kompleksi do të ngjasojë me një qilim të madh me motive kombëtare. Ky dekoracion integrohet në seksione të ndryshme të rezidencës dhe merr një titull, një vlerë e diku kthehet në gjethe, diku në flutur apo krimb mëndafshi. Këtu materialet janë sa më pranë natyrales, pasi me mjeshtëri dhe stil është ndërthurur guri me qeramikën, hekuri me drurin etj. Do të ketë parqe si ai i dashurisë apo “Parku i qershive” etj., ku stolat marrin forma butaforike kafshësh. Banorët e “Kodrës 2” do të jetojnë në një “botë çudirash”.
Këtu jo vetëm njerëzit, por edhe zogjtë kanë shtëpitë më të bukura. Është menduar për ta, pasi çdo apartament do të ketë folenë për zogjtë, ku banori do t’i ushqejë e do të kujdeset për ta. Përmes qeramikës realizohen shtëpiza të ndryshme në forma nga më kreativet dhe me ngjyra nga më të bukurat. Në pjesën ballore të tyre lihet një e çarë, e studiuar nga ekspertët me detaje, për të qenë mjaftueshëm e madhe sa të lejojë zogun të hyjë, por e vogël sa të pengojë grabitqarët të sulmojnë “të zotin” e shtëpisë. Asnjë “çmim për metër katror” për këta zogj dhe asnjë zgjedhje preferenciale. Do të bujtin sipas një rregulli natyror, ku “cili vjen i pari, e bën të vetën folezën”. Shumë shtëpi janë veshur me mozaikë, duke të kujtuar parajsën gaudiane të Barcelonës. Megjithatë, artistët që punojnë për këtë projekt, “nuk janë dakord” me përcaktimin si “një copëz Barcelone në Tiranë”, pasi ky vend nuk është i ndërtuar vetëm prej mozaikëve. Ata janë veç një pjesë, pasi këtu kanë po aq hapësirë instalacionet prej metali, pikturat dhe “arti urban”, ato oazat e vogla të shpërndara sa andej këtej, që do të shërbejnë si vende ku banorët më me fat dhe shije të Tiranës do të kalojnë disa orë në ajër të pastër.
“Kodra e Diellit 2” është e gjitha “handmade”, me dedikim, ku çdo cep ka një gjetje, një emër. Çdo artisti i njihet merita, projektet janë me autorësi. Është punuar me artistë të rinj të Akademisë së Arteve.
{gallery}fotogaleri2016/kodra{/gallery}
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nga Lira Gjika Fëmija ka nevojë për nënë dhe baba. Fëmija që të vijë në jetë duhet një mashkull d...
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...