Foto/Britney Spears shfaqet nudo nga pushimet e fundit
Britney Spears ka postuar në Instagram një sërë fotosh mjaft provokuese nga pushimet e saj të fundit. Në njërën nga f...
Mbajtëset për gotat kanë një përdorim të dyfishtë. Janë praktike, sepse shërbejnë për të mbajtur më pastër ambientin – tryezën, komodinën, apo çdo sipërfaqe ku mbështesim gotën me lëngje apo çaj – por janë gjithashtu dekorative. Ato janë të përshtatshme për përdorim të përditshëm, në bare e lokale, por edhe në festa të ndryshme, si ditëlindje apo dasma. Mbajtëset mund të jenë një ide interesante edhe për dhuratë, nëse doni diçka të personalizuar pa kosto të madhe, por me vlerë shpirtërore. Por mbi të gjitha mbajtëset janë ideale për shtëpitë në plazh, ku sigurisht, konsumohen dhe më shumë pije. Duke qenë të thjeshta dhe që nuk kushtojnë, ne mund t’i sajojmë vetë si të duam dhe t’i përshtatim për sezonin e verës. Materialet që mund të përdoren janë të shumta, duke filluar nga dërrasat dhe deri te pllakat, të cilat nuk kanë nevojë për print, sepse janë vetë me dizajn. Pak modele kanë nevojë për qepje me makinë apo teknika më të ndërlikuara, të tjerat janë thjesht printim, prerje dhe ngjitje.
Tema: PLAZHI
Nëse je në një vilë buzë detit, nuk ke nevojë për imazhet e çadrës së diellit, apo syzet e ujit, por nëse nuk i ke marrë pushimet dhe je bllokuar në zyrë apo apartamentin tënd në qytet, një set mbajtësesh me simbolet e plazhit do të ishte ideale për të të sjellë paksa humor. Në dizajn, bëj një përzgjedhje të kujdesshme të imazheve si një varkë, kamerdarja, kova me rërë... dhe në fund, qershia mbi tortë. Ajo fraza që të gjithë mezi presim ta themi me zë të lartë kur kemi marrë 15-ditëshin e lejes dhe kemi mbyllur zinxhirin e valixhes së fundit: Gati për plazh!
Udhëzime:
Hapi 1: Realizojmë bazën me foreks ose kompensatë. Me thikën e artit u japim atyre formën që duam, rrethore apo drejtkëndore. Diametri 10 nëse është rrethore dhe brinjët nga 10 cm nëse bazat janë katrore.
Hapi 2: Zgjedhim dizajnin, i cili është mirë të përshtatet me frymën e sezonit. E rregullojmë në Photoshop në madhësinë e duhur dhe e printojmë në letër adezivi, duke qenë se e përballon lagështirën e ujin më mirë se letra e zakonshme. Për mbajtëse më rezistente, mund ta printoni dizajnin në letër të çfarëdoshme, ta plastifikoni dhe më pas ta ngjisni me vinovil.
Hapi 3: Nëse printi është në adeziv nuk do të keni nevojë për vinovil, pasi ngjit vetë.
Nëse dizajni është në letër të zakonshme të plastifikuar, do t’ju duhet vinovil. Pasi ta keni ngjitur printin, nëse ai nuk bie fiks mbi bazë dhe anash teprojnë copëza letre, me anë të thikës së artit ose një gërshëre mund t’i eliminoni ato.
nga Gentian Minga | Realizimi Grafik: Elton Xhafkollari | Fotografia: Armand Habazaj
Britney Spears ka postuar në Instagram një sërë fotosh mjaft provokuese nga pushimet e saj të fundit. Në njërën nga f...
Ledjona Xheladinaj, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP 3”, komentoi deklaratat e ish-bashkëshortit t&eu...
“Ferma VIP” një reality show ndryshe që ka sjellë në vendin tonë një program me shumë vlera por edhe për t...