“Ankthi i eliminimit”, Buçko: Mund të dalë edhe Roberti
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Festat e fundvitit i duam shumë sepse na sjellin shijen e gëzimit, të traditës. Për një muaj, të gjithë jemi më optimistë dhe urojmë më të mirën për këdo! Mund ta bëjmë këtë me anë të mesazheve në telefon, facebook-ut, kartolinave virtuale apo e- mailit, sepse rëndësi ka mesazhi. Megjithatë, koha ka treguar se po aq me vlerë është edhe forma, prandaj të gjithëve na pëlqen të marrim një urim të shkruar vetëm për ne, me një kartolinë jo rastësore të dhënë dorazi a me postë, të qëndisur me detajet tona të preferuara.
Migena Xega është një ndër ato zonja që realizon dhe dërgon kartolina klasike, të personalizuara, për të dashurit e zemrës. I mjaftojnë pak mjete, disa orë përkushtim dhe shumë fantazi. Ajo na tregon se nuk duhet të jesh domosdoshmërish artiste për të realizuar këto kartolina. Mund ta bësh edhe ti, menjëherë pasi të përfundosh së lexuari këtë shkrim! Një gjë është e sigurt, emocionet që do të shohësh në sytë e personit që do t’i dhurosh kartolinën, do të justifikojnë çdo minutë që i ke kushtuar realizimit të saj!
Ideja për të realizuar kartolinat më lindi një vit më parë. Shoqja ime e ngushtë ishte në pritje të ëmbël dhe unë doja ta uroja për një shtatzëni të mbarë. Vendosa të mos i dhuroja një pikturë, por një kartolinë. Kështu krijova siluetën e një shtatzëne duke përdorur si material kartonë të hollë me ngjyra që përshtateshin me gjininë e bebes. Meqë e njihja mirë shoqen time, e pasurova me elemente që ajo i pëlqente shumë. U kënaqa nga ajo që kisha krijuar, por lumturia që mora kur ia dhurova dhe pashë emocionin që e përshkoi, nuk përshkruhet me fjalë. Ajo që vlerësoi më shumë ishin gjithë detajet që flisnin për të. Kështu nisa të punoja kartolina të tjera për të uruar apo për të falënderuar miqtë, familjarët e mi. Ka kaluar vetëm një vit, por kam realizuar dhjetëra kartolina. Kaq të preferuara u bënë në rrethin tim saqë më ftuan të krijoja për ta që t’i dërgonin si dhurata për martesa, ditëlindje, lindjen e një fëmije, e të tjera. Asnjë kartolinë që realizoj, nuk i ngjan tjetrës! Përgjithësisht më merr një ditë kohë që nga konceptimi dhe përfshirja e detajeve të personalizuara e deri te realizimi përfundimtar. Çdo element që përdor në kartolinë e krijoj vetë. Më duhet të jem shumë krijuese dhe praktike. Për shembull, në vend të shtizave përdor kunjat e dhëmbëve për të realizuar detaje, veshje në miniaturë si një shall, një kapuç. Për festat e fundvitit të gjithëve do t’u sugjeroja të uronit në mënyrë klasike, me një kartolinë në të cilën të përfshini elementet e festës që na bëjnë t’u japim ngjyra të tjera ditëve të ftohta të dhjetorit! Mua më mjaftojnë vetëm disa kartonë me ngjyra, një pale gërshërë, ngjitës, ndërsa për zbukurim mund të përdorni gjithçka që e mendoni të përshtatshme
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...
Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandry...