Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Është e vështirë të mos e duash aktoren Jennifer Aniston. Më shumë se dy dekada pas serialit Friends, me e dashura e amerikanëve, vazhdon të jetë po aq argëtuese, vetë ironike dhe me këmbë në tokë. Përveç gjithë cilësive të mira, Aniston shquhet për shijen e saj të jashtëzakonshme. Prova më e mirë e kësaj, përveç veshjeve e flokëve të bukur që i kemi parë gjithnjë, është shtëpia e saj përrallore në Californi, ku jeton me të shoqin, aktorin dhe skenaristin Justin Theroux, dhe tre qentë e tyre.
“Nëse nuk do të isha bërë aktore, do isha dizenjuese. E dua të gjithë procesin. Ka diçka që më mbush shpirtin”- ka thënë Aniston për revistën Architectural Digest (AD), ndërsa i ka pritur në shtëpinë e tyre.
“Në çdo cep të shtëpisë është një përvojë më vete. Ngado që të hedhësh sytë ke një pamje. Kemi punuar shumë për të bërë që gjithçka të ishte në vendin e duhur”. Ka pasur një specialist për gjithçka; kopshtin, dizajnin e mureve, tarracës, dhomave, kuzhinës, të gjithë cepave të asaj shtëpie të madhe e të bukur.
Megjithëse karriera e aktores vazhdon të jetë në majë, koha që i kushton shtëpisë është një nga prioritetet e saj. “Ishte një kohë kur mendoja se të zhvendosje e të rimodeloje shtëpinë ishte romantike, e bëja çdo tre muaj, tani jam bërë më e organizuar dhe fokusohem mirë nëse bëj një projekt. Shoh përreth në shtëpi, shoh tim shoq, qentë dhe mendoj se nuk ka asnjë vend tjetër në botë ku do doja të isha”!- ka thënë ndër të tjera një nga yjet e HOllivudit, Jennifer Aniston. /LIVING
Përshtatur nga AD (Architectural Digest)
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...