kjo skemë mund t’ju ndihmojë për një analizë më të drejtë të vendosjes sipas personalitetit të fëmijës suaj
Sipas Feng Shui-t, dhoma e fëmijëve duhet të jetë në një pjesë të veçuar të shtëpisë, në mënyrë që të me kalimin e viteve fëmija të ketë hapësirën e tij personale.
Gjëja e parë më e rëndësishme është vendosja e shtratit sa më larg derës dhe mbi të gjitha, jo poshtë një dritareje, në mënyrë që të lejojë qarkullimin e duhur të energjisë. Për sa i përket vendndodhjes së shtratit, kjo skemë mund t’ju ndihmojë për një analizë më të drejtë të vendosjes sipas personalitetit të fëmijës suaj:
Koka e kthyer drejt Veriut: ky drejtim i qetë mund të jetë i nevojshëm kundër pagjumësisë, por mund ta bëjë jetën e fëmijëve tuaj ndoshta tejet të qetë.
Koka e kthyer drejt Veri-Lindjes: atmosfera është shumë e depërtueshme për të lejuar fëmijën të flejë mirë, fëmija mund të shohë ëndrra të këqija.
Koka e kthyer drejt Lindjes: është pozicioni ideal për fëmijën, ofron ndjesinë se më e mira do të mbërrijë dhe se nesër do të ndodhë diçka e re; sidoqoftë, ky është një pozicion gjallërues.
Koka e kthyer drejt Jug-Lindjes: pozicion i mirë për të rritur krijimtarinë dhe aktivitetin shoqëror. Do të jetë një stimul për një jetë më aktive, por në mënyrë më të ndjeshme se sa në Lindje.
Koka e kthyer drejt Jugut: energjia e madhe dhe natyra e ngrohtë tregojnë se ky orientim nuk çon në një gjumë të thellë. Mund të shkaktojë hiperaktivitet tek fëmija.
Koka e kthyer drejt Jug-Perëndimit: pozicion qëndrueshmërie dhe rrit ndjenjën e kujdesit dhe vëmendjes ndaj fëmijëve tanë.
Koka e kthyer drejt Perëndimit: kombinon një gjumë të qetë me një atmosferë të përgjithshme kënaqësie, por tek fëmijët mund të shkaktojë dembelizëm dhe rënie të motivimit.
Koka e kthyer drejt Veri-Perëndimit: mund të ndihmojë fëmijët në gjumë, por është pa dyshim një pozicion më i përshtatshëm për më të mëdhenjtë që kanë eksperiencë në ushtrimin me zgjuarsi të autoritetit; këshillohet për prindërit.
Në dhomën e fëmijës duhet të dominojnë ngjyrat: e bardha, bojëqielli, kremi, nëse fëmija ka lindur në pranverë apo verë dhe jeshile, rozë dhe e verdhë, nëse fëmija ka lindur në vjeshtë apo dimër.
Lodrat rrotulluese të varura në tavan janë të përshtatshme për ta, sepse kërkojnë një energji të lehtë dhe jetësore. Për një fëmijë të vogël, lëvizja delikate e rrotës me ngjyra mund të jetë relaksuese.
Ndriçimi i duhur është ai me llamba në mur që prodhon energji, por po aq e dobishme është edhe llamba e kristalit të kripës, që jo vetëm prodhon një dritë të jo të zakontë, por ndikon pozitivisht në mirëqenien e fëmijës nëpërmjet dy efekteve: jonizimit dhe ngjyrave, duke ndikuar pozitivisht në gjendjen e tij shpirtërore dhe emocionale.
Dyshemeja me parket ushqen energjinë e duhur, lëkura e ngrohtë e drurit relakson fëmijën dhe i jep ekuilibër, duke evituar grumbullimet e ngarkesave elektrostatike, që shkaktojnë ankth dhe nervozizëm.
Në dhomën e fëmijës nuk duhet të ketë asnjë aparat elektrik, si kompjuter, televizor apo video-regjistrues. Ndotja elektrike vepron mbi fëmijën shumë më tepër se sa mbi të rriturit.