“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Përdor një dollap të vjetër në mënyrë kreative. Edhe pse mund të të duket I papërshtatshëm e ‘i dalë boje’, mund të shndërrohet , me pak ndërhyrje, në objektin e preferuar të shtëpisë.
Çliroje fantazinë
Letrat në forma të çrregullta që do të përdorësh duke I grisur në forma të mëdha, do ta bëjnë dollapin të duket më ‘I gjallë’. Nise punën duke përzjgedhur letrat që të pëlqejnë për t’I përdorur. Në këtë rast, artisti je ti dhe gjërat që do të piketosh si lëndë e parë, do të shërbejnë për të plotësuar kolazhin që ke pasur në mendje. Ndiq udhëzimet…
Çfarë të duhet?
Letër muri me ngjyra të ndryshme. Zam, gërshërë, brisk, një furçë me qime të ashpër dhe…një dollap I vjetër. Mund të jetë edhe ai që ke vite që e ke harruar në ballkon por që tani, nga shfryrja e fundit që pate nëpër dyqane, hapsirat e një dollapi të vetëm, nuk të mjaftojnë më…
Si t’a bësh?
Nga letrat e ndryshme që ke zgjedhur, gris copa të ndryshme e të çrregullta. Mbrapa secilës copë hapni zamin (nëse letra e ka vetë ky hap mund të tejkalohet) dhe përpiquni t’a ngjisni në mënyrë sa më të rregullt, duke u ndihmuar nga pjesa e drunjtë e furçës që do t’iu ndihmojë. Se si do t’I vendosni dhe ç’ngjyra do të zgjidhni, kjo ngelet në dorën tuaj. Fundja, jeni ju krijuesi…Mundet që përveç copave të mëdha të letrave, të prisni me gërshërë ose brisk, edhe forma të caktuara apo të luani me shirita në ngjyra të ndryshme. Vendosja e letrës është procesi më delikat pasi nuk duhet të krijojë rrudha. Mos nxitoni t’a vini dollapin menjëherë në përdorim. Lëreni të thahet të paktën për një ditë.
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...