Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
Në kilometrin e parë të autostradës Tiranë- Durrës,te Pajtoni Business Center është një vend që propozon një koncept marke për të krijuar një stil të ri jetese. Aty do të prekni nga afër trendet e fundit të dizajnit, të shfletoni katalogët me sugjerimet e arkitektëve më të famshëm në botë për të mobiluar e dekoruar shtëpinë tuaj. E ndërkohë që e bëni këtë u ofrohet një mikpritje e qetësi si askund tjetër, në një atmosferë vecanërisht të ngrohtë e të këndshme me një filxhan kafe apo caj.
Bëhet fjalë për Enza Home, ku mes 2.000 zgjedhjeve të larmishme në mobilje, aksesore gjumi, dyshekë, krevate, produkte shtëpie me ngjyra të ndryshme e llojshmëri tekstili me siguri do të gjeni atë që u nevojitet.
Nën një cati do të gjeni gjithcka!
Enza Home është vendi i duhur që i jep formë jetës me produktet e saj duke filluar nga dhoma e ngrënies te mobiljet për dhomat e adoleshentëve, dyshekët, tekstilet, aksesorët, ndriçuesit, letrat e murit dhe tapetet të cilat kanë modele të ndryshme për shtëpinë me qasje sa moderne aq edhe inovative.Në cdo produkt vjen në mënyrë harmonike e kombinuar cilësia, funksionaliteti dhe estetika.
Materialet, ngjyrat, dizajni dhe të gjitha karakteristikat e tjera të mobiljeve Enza janë dinamike dhe moderne. Dizajnet e saj të përjetshme do të vazhdojnë të japin energji dinamike në shtëpinë tuaj për vite me radhë, duke shkuar përtej, duke ju dhënë kënaqësinë e mobiljeve të sapo blera gjithmonë.
Yatas Bedding World janë ekskluzivisht në Enza Home, krevate dhe dysheke profesionalë që ofrojnë një cilësi të pa komprometuar ndër vite ndërsa produktet e tekstilit shtojnë hijeshinë në dekorimin e dhomës së gjumit.
Produktet e Enza Home kanë forcën e viteve dhe të ekspertizës që mundëson përmbushjen e të gjitha pritshmërive të rehatisë dhe cilësisë, qëndrueshmërisë dhe elegancës, disponibilitetit dhe dizajnit modern.
Prioritet i prodhuesve është kënaqësia e konsumatorit dhe ekipi i madh që punon për ta realizuar këtë e dinë se krijimi i një ekuilibri në dekorim që na bën të ndihemi rehat në shtëpi dhe të rrisim produktivitetin tonë janë dy elementët kryesore, kështu ata fokusohen në këta element për të sjellë elitën e trendeve të dekorimit, të cilat i rinovojnë me anë të detajeve funksionale të projektimit.
Te Enza Home nga dt 7-23 Korrik do te keni mundesi te mobiloni te gjithe shtëpinë tuaj me Dhomë Gjumi, Tavolinë ngrenie me 6 karrige, soxhorno kënd, tavolinë mesi , tapet si dhe njësi Televizori, për vetëm 4.690 eur.
Enza Home e gjeni te Pajtoni Business Center km1 autostrada TR-Dr në rrugën dytësore dhe online në www.enzahome.al
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...