Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Ka shumë arsye pse njerëzit kërkojnë të blejnë sete divanesh dhe një ndër këto për të akomoduar miqtë në një dhomë të shtëpisë. Jo për ta përmendur, por shumica nuk do të donte një divan të vogël, por për hapësirat e kufizuara një divan i vogël është një ide brilante për dhomën e ndenjes, pavarësisht nga arsyeja juaj për shtrat më shumë.
Divani është një element i rëndësishëm i shtëpisë. Ai duhet të jetë i rehatshëm, i përshtatshëm për ambientin, si dhe t’u përshtatet shijeve tuaja. Në qoftë se dëshironi divane moderne për hapësira të kufizuara, me ngjyra, klasike ja disa ide!
Klasikja neutrale
Le të fillojmë me një divan me hije neutrale, i cili të ofron nuanca klasike. Një divan ideal me një look modern, që kursen hapësirë dhe i jep shtëpisë suaj më shumë stil. Divane që karakterizohen nga linja gjeometrike dhe të skalitur me një stil të veçantë, ku mund të ndihesh shumë mirë.
Këto divane të ofrojnë një sërë mundësish, duke përfshirë një dyshek të veshur me susta. Një formë katrore për tu ulur me një siluetë kompakte e bëjnë këtë pjesë të përsosur për dhomat më hapësirë të kufizuar. Plus që këto divane janë në dispozicion në një shumëllojshmëri të toneve neutrale.
Bluja si element qetësues dhe modern!
Nëse jeni duke kërkuar që të shtoni disa ngjyra në hapësirat tuaja të brendshme, pse nuk e provoni një hije qetësuese në blu? Një divan në një blu të butë është një ton i këndshëm, siguron rehati dhe komfort jo vetëm për trupin por edhe për syrin.
Një divan me tre vende ulëse, është një zgjedhje ideale për një hapësirë të vogël, por nga ana tjetër siguron një shtrat të mesëm për të pritur miqtë tuaj. Në ngjyrë blu ose gri, ky divan është i përsosur për një shtëpi retro-moderne.
Një zgjedhje mjaft e mirë janë edhe divanet dysh. Mjafton që tapiceria e divanit të jetë e mirë, e përshtatshme, me këmbë druri dhe një ngjyrë e gjallë. Nëse ngjyrat e blusë janë të preferuarat tuaja, “aquamarine” do të ishtë një zgjedhje ideale, edhe pse këto lloje divanesh janë në dispozicion në një gamë të gjërë të ngjyrave.
Parashikimet - “Blini cfare ju pelqen”... !
Kolltuqet gjithmonë mbushin ato hapësira që ne na duken të panevojshme. Ndodh ndonjëherë që të bleni në poltron thjesht sepse ju pëlqen, ndoshta pa pasur lidhje me setin e divaneve që keni në shtëpi. Epo nëse nuk e besoni dhe ju duket shpenzim i kotë, një ditë një kënd të dhomës ai do të duket perfekt! Nëse një pjesë e shtëpisë suaj ka ngelur paksa e zbrasët, një divan i vogël në ngjyrë koraleje do të ishte perfekt. Nëse ju pëlqen klasikja, synoni drejt atij stili, me nje teksturë që të lë ndjesinë e dickaje të butë.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...