Mjeku Alimehmeti zbulon shifrat e frikshme: 9 vdekje nga kanceri çdo ditë në Shqiperi
Mjeku Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, u shpreh se në vendin tonë 9 pe...
Sapo keni blere divanin e ëndrrave dhe nuk dini çfarë të vendosni mbrapa? Ndiqni këshillat e Living, sepse mund të ju nxjerrin nga situata.
Rafti që mban kornizat
Korniza po, por jo të varura. Njëra nga zgjedhjet me origjinale për të mobiluar murin mbas divanit, është vendosja e një rafti në të cilin do të mbështeten të gjitha kornizat apo piktuarat që keni. Efekti është shumë chic, më përparësinë për të ndryshuar ide dhe kompozim sa herë duam.
Applique si gur i çmuar
Një nga skemat klasike që nuk del kurrë nga moda është që muri sipër divanit të mobilohet më një pikturë të vetme, më madhësi mesatare dhe në largësi simetrike dy llampa muri. Kjo është zgjidhje ideale për kë do të mobilojë por pa ekzagjeruar.
Rroftë gjeometria
Nëse ju pëlqejnë raftet por mendoni që përdorimi i tyre nuk është origjinal, bëhuni gati të ndryshoni ide. Në treg ekzistojnë forma të ndryshme, perfekte për të krijuar një kompozim jo banal dhe të zakonshëm.
Një mini suprinë mbështetëse
Duke larguar divanin nga muri për të paktën 15 cm është e mundur që në murin mbrapa të vendoset një consolle me porosi. Kjo suprinë mbështetëse, ndonëse e vogël, na lejon të mbështesin vazo, libra, e objekte të vogla dekoruese për të patur një mur shumë origjinal.
Letër muri
Një mënyre origjinale dhe e lehtë për t’i dhënë sallonit një pamje unike është vendosja e letrës së murit. Vizatime makro apo me akuarel japin nje efekt fenomenal murit tuaj. Provoje për ta besuar.
Pasqyrë moj pasqyrë
Nëse keni dyshime vendosni një pasyqrë. Mbi të gjitha nëse është e madhe, antike dhe me një bukuri që i reziston kohës. Nëse hapësira na e lejon, pasqyra i dhuron ambientit një allure bohemiane që nuk prish punë.
Mjeku Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, u shpreh se në vendin tonë 9 pe...
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, k&eu...
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...