Dekorimi i kuzhinës

Pesë këshilla praktike për të riorganizuar kuzhinën

+

kusrfet

Zakonisht kuzhina është ai ambient që rikthehet në rregull vetëm mbasi ke rregulluar për orë të tëra ndonëse nuk të duket sikur mungon hapësira. 

Ajo që të mungon mund të jetë vetëm pak organizim dhe një sens praktik. Shpesh herë rrëmuja në kuzhinë e ka origjinnë te aksesorëte shumtë të cilët ndoshta nuk përdorim çdp ditë.
Bëj një seleksion të sinqertë
Me sa aksesorë ke mbushur varëset apo raftet e kuzhinë duke menduar që herët a vonë do t’i përdorësh? Mundohu të kujtosh se sa herëq ke përdorur këta aksesorë në tre vitet e fundit. Nëse përgjigje është “kurrë” apo “ rrallë” atëherë këta janë objektet që duhen eliminuar sepse nuk do ja ndjesh mungesën. Rrëmuja në kuzhinë shpesh herë e ka origjinnë tek këta objektë apo pajisje të cilat nuk na shërbejnë në përditshmëri. Këta aksesorë I heqin hapësirën të tjerëve që janë të domosdoshëm dhe që shpesh herë ndërrojnë vend në mënyrë të vazhdueshme.
Sistemo sipas llogjikës dhe preferencave
Sa të mbarosh të inventarin e aksesorë të domosdoshëm duhet t’I vendosësh në vënde ku kanë llogjinë apo funkisonalitetin e duhur. Për shembull mbaj gotat afër frigoriferit dhe lavamanit; garuzhded dhe lugët e drurit afër vendit të gatimit; filxhanët afër aparatit të kafes. E kshu më rradhë. Frekuenca me të cilën përdorim një servis pjatash apo filxhanë të caktuar varet nga preference tona personale. Pikërisht për këtë arsye është mirë që aksesorët e preferuar t’I vendosim në pjesën e përparme të dollapeve në mënyrë që të jenë lehtë të aksesueshme. Ndërkohë tenxheret që përdorim më pak mund të qëndrojnë pa të prishur punë dhe në pjesën e e mbrapme të dollapeve.
Rregull midis letrave
Pikërisht aty ku mblidhen faturat apo menu-të e restoranteve apo fast food-eve që ke parë. Për të evituar që pianura të trasformohet në një kaos dhe e ngjashme me një tavolinë pune të parregullt nuk është e nevojshme të largojmë çdp gjë. Mjafton të ndajmë në dy kategori dokumentat që do të ruash, t’i vendosësh në mbajtëse me ngjyra ( për t’I dalluar) dhe t’I vendosësh pranë recetave. Sfida Imobiliare