Ish asistentja e paditi për ngacmim seksual, reagon Vin Diesel
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Kuzhina është një nga ambientet më të rëndesishmë në shtëpi, një hapësirë që i dedikohet të gjithë anëtarëve të familjes pamvarësisht përmasavë të saj.
Mbas disa vite jetë në të njëjtën kuzhinë , amvisat shpeshherë mundohen të rinfreskojnë ambientin me ndonjë lyerje në mur sepse një ristrukturim i plotë do të thotë dhe një impenjim më të madh nga ana ekonomike. Megjithatë ka disa mënyra se si mund t’i japim jetë kuzhinës tonë pa bërë harxhime të mëdha.
1. Renovimi i mureve – Muret e kuzhinës bëhen pis me lehtësi të madhe për shkak të tymit nga gatimi i ushqimeve dhe vakteve. Nëse keni një kuzhinë të bardhë mund të mendoni për ngjyra si e gjelbërt, gri, ose dhe blu, kuzhina më ngjyra është në modë.
2. Renovimi i dollapeve – Anche dollapët e kuzhinës mund të renovohen thjeshtë duke ju ndërruar ngjyrën. Me llojet e reja të bojrave, çdo lloj materiali mund të lyhet, më ngjyrë të bardhë për t’i dhënë dritë ambientit ose me tone të errëta apo të hapura, sipas gustos dhe ambientit që keni.
3. Shtoni lule- Një tjetër mënyrë për të renovuar ambientin përpos ngjyrosjes së mureve dhe dollapeve është dhe vendosja e luleve në kuzhinë. Mjafton që të zgjedhim disa vazo të këndshme dhe me forma të ndryshme për të ndryshuar pamjen e kuzhinës. Lulet mund të vendosen mbi pjesë të ndryshme të kuzhinës ose mund të vendosin disa raftë të reja për to.
4. Librari në kuzhinë- Shumë kuzhina të gjeneratës së re parashikojnë përpos mobilimit klasik edhe librari të inkasuara. Këto janë shumë të vlefshme për të vendosur librat me receta kuzhinë që kemi mbledhur përgjatë viteve. Duhet pasur kujdes që libraria të jetë larg lavamanit apo vëndit të gatimit në mënyrë që të evitojmë lagështinë dhe ndotjen e tyre.
5. Elektroshtëpiaket dhe ndriçimi – Nëse keni elektroshtëpiakë të vjetër, dhe nëse keni mundësi të blini të reja do e kuptoni diferencën madhore që do të sjellë ndryshimi i tyre . Një tjetër veprim që mund të bëni është ndryshimi i ndriçimit në kuzhinë ose vendosja e disa pikturave të reja . Mund të vendosni ndriçim anësor ose ndonë llampë mbi tavolinën e bukës për t’i dhënë rëndësi ushqimit dhe vakteve. Keshilla nga Sfida Imobiliare
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...