Ish asistentja e paditi për ngacmim seksual, reagon Vin Diesel
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Një faqe muri e bardhë është sikurse nje fletë e bardhë mbi të cilën mund të shkruajmë nga e para, të nisim një fillim të ri , një histori të re.
Është një mur i pastër i gatshmë për të provuar dhe mirëpritur çdo formë arti, deri sa vendi juaj të jetë sa më i dashur dhe mikrpitës . Muri i bardhë ndriçon dhe zmadhon figurën , mund të mbushet me dekore që mund të bëhen protagonist ose me element me tonë të hapura që i japin lëvizje dhe karakter pa qënë mbytës ose pa tërhequr vëmëndjen .
Letër muri
Letra e murit, sidomos nëse është me ngjyra, ëshë e mjaftueshme për t’i dhënë jetë mureve. Zgjidhni midis fantazive të shumta, ose midis atyre që i përshtaten më shumë ambientit tuaj. Një letër muri do i dhurojë ngjyrë murit ose pamje fantasike të një bote tjetër.
Kompozoni
Elementët e arredimit, nëse vendosen bashkë me elegancë dhe kujdes, sjellin një harmoni të bukur. Mos harroni të keni kujdes që të sillni lëvizje, duke vendosur elementë me gjatësi të ndryshme, duke shfrytëzuar forma të ndryshme dhe ngjyra të ngjashme. Muri iI bardhë do të jetë baza që do të pranojë setin tuaj fantazioz.
Një mur plot gjelbërim
Pse nuk praktikoni talentin tuaj me bimët në një faqe muri të bardhë ? Do ju mjaftojë të vendosni vazo dhe bimë në rafte të ndryshme, duke mbushur plot jetë dhe ngjyra hapësirën e bardhë.
Foto bardh e zi
Një binom i fortë dhe i rafinuar për të kundërshtuat ndjenjën e boshllëkut dhe freskisë së të bardhës. Do ju mjaftojë të kornizoni fotot tuaja, më kuadro më korniza të holla dhe një ngjyrëshe për t’i bërë kujtimet më të forta. Do të keni mundësinë të largoheni në kujtimet tuaja, sa herë do shihni fotot në murin e bardhë.
E bardha mbi të bardhë
E bardha mbi të bardhë për të lejuar dritën të shpërndahet në shtëpinë tuaj. Mbushni murin tuaj me korniza të mëdha, boshe dhe të bardha. Këto do të mbushin hapësirën me modesti dhe delikatesë.
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...