Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
Nëse hyrja juaj është e vogël, shmangni mobiliet e mëdha dhe preferoni raftet murale.
Hyrja është gjëja e parë që ne shohim në një shtëpi, kështu që ajo meriton të jemi veçanërisht të kujdesshëm në mënyrë që ajo të përcjellë ngrohtësi dhe të japë një përshtypje të mirë.
Nëse hyrja juaj është e vogël, shmangni mobiliet e mëdha dhe preferoni raftet murale. Hyrja duhet të jetë mbi të gjitha e ajrosur dhe kështu që përqendrohuni në këtë pjesë.
Duke qenë se hyrja është një ambient që nuk duhet neglizhuar, atëherë mund t’ia lejoni vetes përdorimin e ngjyrave të ndritshme dhe të guximshme, të cilat japin një ndjenjë ngrohtësie dhe gëzimi sapo ju kaloni pragun e derës!
E verdha është e përkryer për një hyrje me diell, ngjyra rozë e çelur është gjithashtu tendencë, ndërsa në qoftë se ju preferoni një hyrje moderne përdorni ngjyrën vjollcë ose të përhimët tradicionale, dy ngjyrat që janë gjithmonë të përshtatshme për hyrjen.
Nuk duhet neglizhuar edhe ndriçimi i hyrjes. Në rastin e një tavani të lartë zgjidhni abazhurë, ndërsa në të kundërtën, nëse tavan është i ulët, zgjidhni një llambë të thjeshtë ndihmëse.
Së fundi, një pasqyrë dekorative do t’i japë stil dekorit tuaj.
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...