Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Është e lehtë të mobilosh ambientet e brëndshme me ngjyrën turtull, një tonalitet neutral, me nuanca të hapura dhe plot ndriҫim, që i përshtatet në mënyrë perfekte ҫdo stili dhe situate.
Në tualet, sikurse në kuzhinë dhe në dhomë gjumi, ngjyra turtull mobilon hapësirat me kombinime ngjyrash të rafinuara që valorizojnë detajet. Tonalitet e turtullës shkojnë nga ngjyra gri e ҫelët e deri të kafja, më variante të ndryshme mes këtyre të dyjave.
Ja disa sugjerime se si mund të mobiloni shtëpinë tuaj me këtë ngjyrë të rafinuar, klasike që i reziston kohës.
Perdet
Për të bërë kontrast me muret e bardha dhe mobilje ngjyrë gri, perdet ngjyrë turtull i përshtaten ambientin pikërisht me atë elegancën aq të kërkuar. Zgjidhni mobilje me ngjyra neutrale ose dhe me materiale natyrale, dru apo ҫelik. Lini perdet e hapura që të përfitoni nga drita që hyn dhe reflekton në këtë paletë ngjyrash.
Në tualet
Kjo ngjyrë përshtate shumë dhe në tualet duke bërë kontrast psh me ngjyrën e zezë dhe bakrin. Pllakat ngjyrë turtulle janë ideale për të krijuar një atmosferë intime, që do ndryshojë shtëpinë tuaj duke sjellë nota relaksi të këndshme.
Në dhomën e gjumit
Ka kush preferon tonalitete të tjëra në dhomën e gjumit, ndoshta me ndonjë ngjyrë patëllxhani për të thelluar intensitetin. Në fakt ngjyra turtull është perfekte për ambientet e natës sidomos nëse e kombinojmë me mobilje në stil vintage apo retro.
Një mur apo një kolonë
Mund të jetë e mjaftueshme një kolonë ngjyrë turtull për ti dhënë karakter ambienteve tuaja të brëndshme, sidomos ato që kanë një stil retro dhe që duan të modernizohen apo renovohen pak. Pranë parketit të hapur zgjidhni këtë tonalitet më nuanca lejla apo gri.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...