Dy tërmete të fortë në Greqi, 5.2 dhe 5.7 të shkallës Rihter
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Pasqyra nuk duhet vetëm për të t’u parë: është një aksesor që amplifikon hapësirat dhe thellësinë e ambienteve, mobilon, ndriçon por dhe përmban.
Në tualet pasqyra është e pazëvëndësueshme. Për t’u rruajtur, për make up apo për të krehur flokët, padyshim që ajo është një aksesor që kompleton ambientin duke na dhënë dhe përfitime. Nëse pasqyra ka përmasa të mëdha atëherë krijon më shumë thellësi në dhomë, ndërsa afër dritares na krijon iluzionin që ka dhe një tjetër dritare sepse kemi shtim të ndriçimit. Shumë kompani propozojnë pasqyra si aksesorë komplementarë të dollapit për tualet apo dhe të lavamanit, por ato mund të blihen dhe në mënyrë të pavarur. Në këtë rast është e rëndësishme të kombinojme pasqyrën me mobiljet e tualetit, duke ruajtur stilin dhe duke zgjedhur formën që i përshtate më së miri ambientit, pa harruar asnjeherë dhe dimensionet e lavamanit.
Format, finiturat dhe materialet janë nga më të ndryshmet; materialet e kornizës ndërkohë mund të jenë prej druri, metali, materiali plastik etj etj. Shumë modele mund të kenë dhe ndriçimin e inkasuar ose të jashtëm. Pasqyrat e viteve të fundit janë të ndricuara me shirita LED për arsye kursimi por ai ndriçim indirekt shpesh valorizon akoma më shumë ambientin. Mos harrojmë që për tualete të vogla pasqyra mund të jetë pjesë e një mobilje apo e një rafti në mënyrë që të shfrytëzojme sa më shumë të gjithë hapësirën në dispozicion.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...