Tualeti

Stilet më të përshtatshme për të arreduar tualetin/si të kombinojme pllakat dhe finitura

+

qermake

Funksionalitet, bukuri e pastërti: janë shumë pritshmëritë e lidhura me tualetin në zgjedhjen e veshjeve dhe pllakave të duhura. 

Ky proçes duhet zhvilluar duke patur parasysh jo vetëm buxhetin por dhe cilësitë e materialeve dhe hapësirën në dispozicion. Përpos nevojës për të plotësuar pjesën praktike, duhet menduar dhe për shijet e banorëve, hapësirat e dhomave të tjera, prezenca e ajrit dhe dritës natyrale dhe lloji i sanitarëve që duam të vendosim.
Qofshin dhomat e mëdha apo të vogla, me mobilje të mëdha apo të vogla, duhet të mësojmë të kombinojmë sepse zgjedhja e duhur e pllakave dhe elementëve të tjerë është një vlerë e shtuar. Inspirohuni nga zgjedhjet e Living :
Aleanca perfekte midis drurit dhe qeramikës
Falë teknologjive të reja, përdorimi i drurit në tualet nuk është më i pamundur. Kush ka dyshime apo një buxhet të limituar mund të përdorë gres me efekt parketi.

qeramike e dru
Identitet i dyfishtë
Pllaka të bardha të vendosura sipas një loje gjeometrike dhe një veshje me efekt drurin, bëjnë kontrast me pjesën tjetër monokromatike e rreptë dhe drejtë në zonën e lavamanit. Një ndarje në dy pjesë që reflekton dhe nga ana funksionale.
Stil industrial dhe në tualet
Mundëesia për të përdorur veshje dhe materiale nga më të ndryshme kundër ujit, mo modifikon përdorimin e pllakave në tualeyt. Pjesa më interesante është efekti vizual, një dysheme me personalitet të fortë dhe mure gati pa material, të padukshme.

stil industrial