Ish asistentja e paditi për ngacmim seksual, reagon Vin Diesel
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Një vilë plazhi ku i është kushtuar rëndësi ambientit të jashtëm, oborrit dhe kopshtit. Një shtëpi e vogël, por e arreduar me kreativitet e ku detajet sjellin gëzim dhe entuziazëm, duke ëmbëlsuar atmosferën e pushimeve.
Është një nga ato pak ditët e nxehta të muajit qershor, kur temperatura shënon plot 37 gradë. Jemi rrugës për në Velipojë, ku znj. Natalia Leqejza na ka ftuar për një kafe fundjave në vilën e saj në plazh. Një vend ideal për të qenë në këtë vapë. Të jetosh në këto anë, është fat. Gjysmë ore baraslarguar janë Shkodra, me liqenin e famshëm dhe Velipoja e plazhit me rërën kurative. Sepse Velipoja
nuk është vetëm deti dhe pub-et e ndërtuara vitet e fundit, por para së gjithash mbetet një fshat, çka e bën atë një destinacion edhe më të preferuar për t’u përvjedhur nga qytetet e mëdha e të lodhshme.
MIRË SE ERDHËT “maj ta marrsha”!
Vila e Natalias ndodhet në fund të kompleksit. Përveç oborrit e hapësirës së përbashkët, në krah të djathtë ajo rrethohet nga një lëndinë e madhe, krijuar vetëm para pak kohësh. “Toka i përkiste dikujt tjetër dhe kam këmbëngulur shumë që ta blija, se nuk ma jepnin”, tregon Natalia, e cila e kishte të qartë në kokë se çfarë donte nga ky vend dhe nuk u dorëzua derisa e arriti. Pa filluar ende nga fotot, Natalia, me mikpritjen dhe humorin tipik shkodran, na fton për kafe në një bar të këndshëm pranë detit. Dialekti i saj tingëllon lezetshëm kur tokim gotat e birrës dhe ajo na uron: “Mirë se erdhët maj ta marrsha!”
Më e bukur jeta bëhet me shumë shokë! Vila e familjes Leqejza gjendet brenda një kompleksi të vogël me 4-5 vila, që kryesisht u përkasin miqve e të njohurve. Një kopsht i bollshëm bashkon godinat me njëra-tjetrën e për pasojë, shërben edhe për të socializuar njerëzit që verojnë këtu.
Kopshti i fruta-perimeve
Një bllok i lartë me shkurre ndan oborrin funksional nga një kopsht i vogël me perime, dashuria më e fundit e të zonjës së shtëpisë. “Kemi sjellë tonelata me dhe për ta krijuar, sepse toka këtu është ranore dhe nuk mund të kultivosh asgjë”, tregon Natalia. Një gardh i bukur gurkali rrethon qepët, sallatën, lakrat, domatet e specat, që duken të shëndetshme. Qëllimi mbetet sërish dekori, pasi nga një sipërfaqe e tillë nuk mund të sigurosh prodhime të bollshme. Ndërkohë, jashtë gardhit janë mbjellë pemë frutore, të cilat kanë dhënë frutat e para.
SHTËPI E VOGËL, POR FUNKSIONALE
Vila është menduar enkas të jetë e vogël dhe praktike, pasi duke qenë një ambient plazhi, supozohet se pak kohë mund të kalosh brenda
saj. Lezeti i vërtetë është kopshti dhe në këtë pikë, nuk ke ç’të thuash...
KUZHINA ËSHTË E VOGËL, por s’i mungon asgjë. E zonja e shtëpisë është më tepër e dhënë pas detajit, çka spikat në gjithë shtëpinë, por veçanërisht këtu.
Orenditë dekorative, por edhe enët funksionale, janë zgjedhur me shije, duke i dhënë kuzhinës një pamje
të ëmbël.
NË KATIN E DYTË ndodhet ambienti më i madh i vilës, dhoma e gjumit, me një interier të ngrohtë, ku mbizotëron druri.
Oxhaku pranë derës ka më tepër funksion dekorativ, sepse të zotët e shtëpisë
nuk vijnë thuajse kurrë këtu gjatë dimrit. “
DHOMA KA NJË BALLKON TË VOGËL, me lule, ku një stol gjithë stil më bën ta imagjinoj të zonjën e shtëpisë ulur aty, duke shfl etuar ndonjë libër vere në prag të perëndimit të diellit.
NJË OBORR QË I KA TË GJITHA
Oborri është kuruar nga specialisti i ardhur që nga Tirana, Etmond Shkëmbi, të cilin e njohim të gjithë prej programit “Kopshti LIVING”. Kudo nëpër oborr ka vazo të ndryshme me lule... I sheh të varura nëpër pemë apo trungje e ndonjëherë sistemuar në struktura metalike, të krijuara posaçërisht për to.
NË PJESËN JUGORE TË KOPSHTIT ndodhet një shtëpizë prej druri, që shërben si depo.
NJË PISHINË NË MINIATURË, një tjetër detaj i këndshëm, ndodhet midis shtëpizës prej druri dhe vilës. Nuk është më tepër se tre metra katrorë, por është si një oazë.
JE, NUK JE I FTUAR, GJITHMONË E GJEN SHTRUAR!
Shtëpia e tavolinave”, kështu do ta kishim quajtur këtë vilëz. Duket sikur znj. Natalia ka vendosur në plan të parë funksionalitetin. Jo më kot është preferuar që shtëpia brenda të zërë një hapësirë më të vogël sesa oborri, pasi vera më bukur kalohet në ajër të pastër, poshtë pemëve.
KOHA PËR BARBEKJU
Vendosur midis fushës së lojërave dhe oborrit të madh, një nga këndet më interesante është ai i barbekjusë. Pajisur me një grilë, një frigorifer të vogël dhe një strehëz, barbekjuja është funksionale gjatë gjithë ditës. Në krah të saj, nën pemët e dendura që u ngatërrohen degët, është sajuar një tavolinë tjetër ngrënieje, më pak e rafinuar. “Ky është vendi më i freskët i gjithë vilës, - ndërhyn Natalia - pasi këtu nuk bien thuajse kurrë rrezet e diellit”.
Nga Gentian Minga, Fotografia Armand Habazaj
{gallery}fotogaleri2016/velipoje{/gallery}
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...