Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Kur duam të arredojmë dhomën e gjumit sipas parimeve të Feng Shui-t, duhet të kemi parasysh pesë kafshët simbol të Feng Shui-t:
• Tigri është i përkulur në të djathtën tënde.
• Dragoi është i lartë në qiell dhe në të majtën tënde.
• Feniksi fluturon larg drejt së ardhmes.
• Breshka vë në plan të pare pjesën e pasme.
• Gjarpri ndodhet në mes të dhomës.
Por le të shohim cilat janë kuptimet e tyre dhe si përkthehen në arredimin e dhomës së gjumit sipas Feng Shui-t. Nuk ka rregulla fikse kur dëshirojmë të arredojmë shtëpinë sipas Feng Shui-t: çdo situatë është e vetme dhe e veçantë.
• Vini një komodinë ose një tavolinë të ulët në të djathtë të shtratit. Simbolizon tigrin e shtirë përtokë dhe përfaqëson gatishmërinë tonë për të kundërvepruar në momente rreziku.
• Duhet të vendosni objektet më të larta, si rafte apo sirtarë, në të majtë lart shtratit. Dragoi është i lartë sipër tokës dhe simbolizon pjekurinë tonë dhe aftësinë për të reflektuar.
• Mbani të pastër zonën rreth shiltes. Feniksi, që përfaqëson vështrimin tonë dhe frymëzimin, ka nevojë për hapësirë për të fluturuar, në mënyrë që të dallojë atë që është në tokë e të mbledhë informacionet e nevojshme për të vepruar në mënyrë korrekte.
• Mbështetni kokën e krevatit mbas një faqe muri. Breshka na ofron stabilitet dhe siguri, na garanton një mbrojtje pas shpinës.
• Vendosni shtratin në mënyrë të tillë që të evitohet shikimi i plotë i derës. Në të njëjtën kohë, vendoseni atë përballë apo në të njëjtën faqe muri me atë të derës. Ideja është që të jemi gjithmonë në gjendje të shohim qartë kush po hyn, por pa qenë në rrugën e tij.
• Përpiquni të evitoni vendosjen e shtratit afër dritares. Pozicioni i derës dhe i dritareve drejton fluksin e energjisë në të gjithë ambientin, prandaj është thelbësore që të mos vendoset direkt në rrugën tënde.
• Evitoni të vendosni një pasqyrë përballë derës, dritares apo krevatit. Një pasqyrë e vendosur përballë flukseve të energjisë në hyrje, kthen mbrapa energjinë me intensitet më të madh.
• Evitoni të vendosni krevatin poshtë trarëve të tavanit. Trarët shtyjnë poshtë flukset e energjisë, duke krijuar një forcë që ushtron presion mbi gjoksin, kokën dhe trupin tuaj.
• Evitoni të vini burime drite mbi krevatin tuaj. Pozicioni më i mirë për dritën është anash krevatit.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...