Reperi me origjinë shqiptare Sin Boy dhunohet live në TikTok
Reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy, teksa po performonte “live” në profilin e tij TikTok është dhunuar në mënyr&e...
Propozimi ynë për shtrimin e tryezës në prag festash rreket të jetë origjinal, por duke marrë parasysh gjithmonë traditën. Koleksioni i Coincasa, na frymëzoi për të sjellë tek ju katër modele stolisjeje për të gjitha shijet! Ngjyrat kryesore janë gjithmonë ato të së kuqes me të bardhën, por ka edhe një kontakt të argjendit, të arit dhe jeshiles. Propozime klasike, të sofistikuara dhe elegante, përzierje me ngjyrat e tokës, në temat si Country, Argjendi, Goldi dhe Natyra.
ARGJENDI
Kristale transparente, shkëlqim të butë të së bardhës ndërthurur me elegancën e të zezës. Janë këto efektet e materialeve të përziera me ekuilibër të qeramikës, qelqit, metalit, për një shtrim tryeze dedikuar Argjendit! Stolisja e pemës paraqet të njëjtën elegancë në një shumëllojshmëri të gjerë të formave. Një tryezë për raste të veçanta dhe jo vetëm për Krishtlindje! Linja delikate dhe të pasura të servisit të pjatave, gota të punuara në mënyrë artizanale, nënpjatë prej fijesh argjendi, shandan në të njëjtin material në qendër, stolisje tradicionale me dizajnë të butë, por të interpretuara me shumë hijeshi!
Artikulli është shkëputur nga revista Living nga Xhani Shqerra, Fotografia: Armand Habazaj, aksesorët: COIN CASA
Reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy, teksa po performonte “live” në profilin e tij TikTok është dhunuar në mënyr&e...
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...