Këpucët me takë, 15 modelet më IN për sezonin e pranverës
Me ardhjen e pranverës, nisim zyrtarisht edhe sezonin e dasmave dhe eventeve. Ndaj do të jemi në provë të vazhdueshme për të...
Ndricimi i shtëpisë është një argument shumë i rëndësishëm, një shtëpi me ndricim të keq është një shtëpi pak e vleresuar . Do ju japim disa këshilla në mënyrë që ndricimi juaj të jetë fantastik.
Gjëja e parë që duhet bërë është që të zgjidhet ndricimi në bazë të vendosjes së mobiljeve, mbi te gjitha nëse jeni duke ristrukturuar shtëpinë. Mos harroni të evitoni ato zgjatësat elektrike që janë një JO e madhe dhe që nganjëherë i kemi në cdo dhomë.
Një këshillë tjetër është të evitojmë ndricimin qëndror por të preferojmë ndricimin afër një tavoline duke i dhënë rëndësinë e duhur ushqimit por dhe shtrimit të tavolinës ( mise en place ). Një kënd tjetër ku mund të vendosim ndricimin është afër një divani ose afër një këndi leximi që do ndricoheshin për bukuri nga një abazhur toke.
Ndricimi është i rëndësishëm dhe në dhomën e gjumit, mbi komodinë për të mos bezdisur partnerin apo personin me të cilin ndajmë dhomën, por dhe në vënde të fshehura por shumë të rëndësishme si në rastin e dollapit nëse duam të bëjmë gati një valixhe.
Përdorni teknologjinë. Sot teknologjia ka përparua shumë dhe në ndricim mund të përdoret me lehtësi llampat LED të cilat tashmë vijnë në nuance, fuqi dhe modele nga më të ndryshmet. Përparësia e ndricimit LED ? Kursim në faturën e energjise elektrike duke parë që ndricimi LED është shumë më ekonomik se sa ai halogjen dhe jetëgjatësi shumë më të gjatë se sa ajo e llampave tradicionale.
Light Design
1 Vendosni pikat e ndricimit në varësi të mobilimit: largoni zgjatësat elektrikë
2 Thuaj JO vetem një ndricimi qëndror
3 Perdorni Nriçimin LED, eshte i gjithanshëm dhe ekonomik
Keshilla nga Sfida Imobiliare
Me ardhjen e pranverës, nisim zyrtarisht edhe sezonin e dasmave dhe eventeve. Ndaj do të jemi në provë të vazhdueshme për të...
Britney Spears ka postuar në Instagram një sërë fotosh mjaft provokuese nga pushimet e saj të fundit. Në njërën nga f...
Ledjona Xheladinaj, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP 3”, komentoi deklaratat e ish-bashkëshortit t&eu...