Këngëtari i njohur grek, Dimitris Kokotas pëson arrest kardiak
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Stina e bukur, ditë në ajër të pastër, por si të orientohemi në zgjedhjen e mobiljeve për ambientet e jashtme ? Për të mobiluar ballkone, terraca, veranda, propozimet në dispozicion janë të shumta: hapësira që zotërojmë, koha që kalojmë në ajër të pastër dhe klima. Nuk duhet të harrojmë as karakteristikat e materialeve, që ndikojnë në formë dhe funksionalitet. Mobiljet dhe aksesorët outdoor janë gjithnjë e më shumë esenca e designit dhe teknologjisë: për të jetuar oazet tona të relaksit në rehatinë maksimale.
Materialet e mobiljeve për ambientet e jashtme
Prej druri : mobiljet për ambientet e jashtmë prej druri janë solide , kompakte dhe me linja të drejta; trasmetojnë një ndjesi ngrohtësie dhe mikpritjeje. Janë të disponueshme dhe në tipologjinë hap e mbyll që kursen hapësirë. Për t’i ruajtur sa më mirë herë pas herë kanë nevojë për trajtime specifike.
Prej metali: esenciale dhe të rreptë prej alumini ose çeliku, ndryshojnë stil, në hekur të rrahur, për gusto më romantike dhe klasike. Disa prej tyre kanë madhësi më praktike dhe janë me mekanizma hap e mbyll.
Prej fibrash natyrale: mobiljet për ambientet e jashtme me ngjyra neutrale na kujtojnë stilin colonial . Janë mobilje që kanë nevoje për hapësira në mënyrë që të valorizohen dhe i qëndrojnë shumë mirë dhe ambienteve të brëndshme.
Prej materialeve sintetike: janë shumë lehtë e të menaxhueshme dhe kanë avantazhin e madh që nuk kanë nevojë për mirëmbajtje. Me sipërfaqë lisho, të punuar apo poroze janë të gjithanshme dhe i përshtatem dhe projekteve në versionet e fryra. Keshilla nga SFIDA IMOBILIARE
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...