Dekorime

Krishtëlindje minimaliste por CHIC/ Disa mëyra për të dekoruar pa ekzagjeruar

+

minmalfet

Nga pema e Krishtëlindjeve deri të zbukurimet për tavolinën e mësit, nga dekori në dritare e dëri të paketimi i dhuratave: plot ide për atë që dashuron stilin minimal dhe që nuk do ta braktisë as gjatë festave. 

Pema e Krishtëlindjeve me ngjyrat klasike të kuqe dhe flori nuk bën më për ju ? Edhe opsioni i argjendë me disa prekje blu duket sikur është konsumuar mjaftueshmëm? Ndërkohë stili me shumë ngjyra nuk ju përfaqëson fare?
Nëse stili juaj personal dhe shija në sektorin home décor ju projekton në horizonte të tjera, mund të jeni personat e duhur për të provuar, nga ky vit, zbukurimet minimal chic. Të kthesh stilin festiv tek ata që nuk e përqafojnë dekorin tradicional me drita dhe shumë ndriçim, nuk është e pamundur. Pa ekzagjerime dhe duke kombinuar shijen e mirë dhe prakticitetin mund të përfitojmë dekor Krishtëlindjesh plot elegancë dhe klas.

miimal chic 2

Alternativa e pemës
Jeni të lodhur nga pema tradicionale qoftë e vërtetë apo sintetike ? Ka ardhur momenti të provoni një version minimal, pa gjethe por gjithsesi natyral. Një degë me disa zbukurime minimal është mëse e mjaftueshme për të krijuar një kënd dedikuar festave.

Tonalitetet e ngjyrave
Ke një dashuri të veçantë për riciklimin ? Ja një projekt më të cilin mund të provoni mënjëherë veten, gjatë fundjavave të lira. Kombinimi perfekt midis artificiales dhe natyrales, i cili mund të dekorojë një faqe muri.

Zinxhiri bimor
Nëse për ju është e pamundur të hiqni dorë nga pema e Vitit të ri tradicional, por jeni gjithashtu të tërhequr nga stili minimal. Provoni zinxhirin bimor të cilin mund ta realizoni vete duke nisur nga degë apo bimë që mund të mblidhni në fshat apo në ndonjë park.

minimal chic 5

Si të dekorojmë pragun dhe dritaret
Jo vetëm pema e Krishtëlindjeve. Aq me tëpër nëse stili i dritareve tona është romantik dhe poetik, pse t’i rezistojmë tentacionit për të dekoruar ? Provoni dhe ju, të vendosni topat të vegjël zbukurues, degë pishe, apo yje të bëra me letër apo karton.

Kurora total green në dritare
Pse të kënaqemi me një kurorë unike kur nga shëtitja në park jemi kthyer plot me degë dhe pisha. Ja një mënyrë se si mund të gjejmë një ekuilibër midis elementëve dekorativ të jashtëm dhe të brëndshëm.

Si të dekorojmë derën e hyrjes
Një gjurmë e dukshme minimal chic para së të hyjmë në shtëpi ? Zgjidhni një tel metalik me anë të cilit mund të ndërtoni në yll: me një shirit më ngjyra dhe ndonjë detaj green dhe loja mbaroi.

minimal chic 8

Fuqi letrës
Zbret nga tavani dhe imponohet në mes të skenës. Të bardha, të lehta gati gati mistike, të gjitha këto dekore i përshtaten shumë mirë një tavoline fshati dhe minimal.

Dekor në mure
Jo vetëm dyer, dritare dhe pemë. Për Krishtëlindje në shtëpi, mund të dekorojmë dhe muret me prekje klasike. Mund të përdorim përsëri degë pishe të gjatë, të dekoruar me yje dhe topa me ngjyra të ndryshme, që zbresin me anë të fijevë të holla, duke i dhënë jetë murit dhe ambientit.