Mjeku Alimehmeti zbulon shifrat e frikshme: 9 vdekje nga kanceri çdo ditë në Shqiperi
Mjeku Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, u shpreh se në vendin tonë 9 pe...
Zgjedhja e ngjyrave për shtëpinë tuaj është një gjë shumë personale. Ne kemi përpiluar një listë me këshilla të thjeshta që mund t'ju vijnë në ndihmë për të krijuar atmosferën e përsosur në shtëpinë tuaj.
1.Vendosni se çfarë gjendje shpirtërore dëshironi në dhomën tuaj. Ngjyra dhe tonet e ndryshme natyrisht që do të ju japin ndjesi të caktuara, në ambjente të caktuara.
2.Merrni kohën tuaj për të zhvilluar paleta dhe kombinime ngjyrash duke përdorur revista, broshura, madje dhe stoli për frymëzim. Duhet të jeni të vëmendshëm që syri juaj të kapë çdo gjë, kudo që të ndodheni, pasi jo vetëm katalogët mund të ju ofrojnë ide.
3.Në momentin që ju e keni zgjedhur bojën, më e mira është që ju të merrni edhe disa mostra të ngjyrave që ju mendoni se ju pëlqejnë, pse jo dhe të nunacave të tyre. Kjo është mënyra më e mirë për t'u siguruar që ju keni gjetur ngjyrën e përsosur. Këshillë: Mos pikturoni mostrat e bojave pranë njëri-tjetrit, që sytë tuaj të mos i përziejnë ngjyrat së bashku.
4.Nëse ju i keni zgjedhur tashmë mobiljet ose perdet mundohuni që dhe boja e mureve të jetë në harmoni me të gjithë ambjentin dhe arredimin.
5.Mos harroni të mendoni edhe për pikturat. Nëse jeni tipi klasik, sigurisht që ngjyra pink nuk do t'i shkonte kornizave dru ose me ngjyrë ari.
6. Jeni ju që do të jetoni në shtëpinë tuaj, pavarsisht sugjerimeve gjithnjë ndiqni instinktet tuaja . Kur ju do të zgjidhni paletat tuaja, ju do ta kuptoni se sa mirë do të ndiheni në hapësirën tuaj private.
Mjeku Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, u shpreh se në vendin tonë 9 pe...
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, k&eu...
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...