Më në fund, Leo e ndan mendjen për t’u martuar, prezanton modelen 25 vjeçare me të ëmën!
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Nëse do të flasim për ngjyrat, ekzistojnë dy botë : Ngjyrat për vajza dhe ngjyrat për djem. Ky fenomen nuk dihet se ku e ka fillimin, por fundit duket se po i afrohemi, pasi dallime të tilla po veniten e fëmijët janë të lirë të zgjedhin ngjyrat që i bëjnë ata të ndihen më mirë. Dhoma e fëmijëve është ambienti ku ata kalojnë mjaft kohë ndaj lërjani në dorë që një hapësirë në shtëpi të jetë e gjitha dhe e tëra për ta, e konceptuar sipas dëshirës së tyre. Ja psikologjia që fshihet pas 5 ngjyrave më të përdorura për dhomën e fëmijëve
E gjelbërt
Forcon vetbesimin dhe jep qetësi, freskon por duhet të keni kujdes në fortësinë e ngjyrës. Nuk duhet të jetë shumë e errët. Toni i ngjyrës së kivit është zgjedhje e bukur sepse me atë krijoni ndjenjën e qetësisë. Gjithmonë kombinojeni me ngjyra të ngrohta, siç është e kuqja dhe portokallia.
Lejla
Shpesh konsiderohet ngjyrë e cila nuk duhet përdorur për dhoma të fëmijëve apo të fjetjes, sepse jep ndjenjen e ftohtësisë. Lejlaja e errët mund të shkaktojë ndjenjën e vuajtjes dhe frustrimit, përderisa lejlaja e hapur mund të jep ndjenjën e paqes dhe romantikës.
E bardhë
Zakonisht paraqet paqe, hare dhe pastërti. Duke patur parasysh që reflekton pothuajse 80 % të dritës, dhomat e fëmijëve duken më të mëdha sesa dhomat me ngjyra të tjera.
Portokalli
Portokallia e ka efektin plotësisht të njejtë sikurse e kuqja, por në masë më të vogël sepse kombinohet me energjinë e së kuqes dhe verdhës, e cila jep fat dhe gëzim. Nuancat e errëta të portokalles krijojnë një atmosferë të ngrohtë ashtu si portokallia e hapur, i jep hapësirave gëzim
E kaltër
U jep hapësirave qetësi, harmoni dhe thellësi. Nëse e përdorni në dhoma të fëmijëve, duhet të dini që ajo ngadalëson sistemin nervor dhe prodhon një efekt qetësues, i cili përgatit trupin për gjumë. Ajo gjithashtu përmirëson përqendrimin, kujtesën dhe aftësinë e të mësuarit. Ajo mund të zbusë dhomat e ndritshme dhe duke i dhënë hapësirës një ndjenjë te paqes dhe qetësisë. Në anën tjetër, disa tone të kaltrës, mund të krijojnë efekt të kundërt dhe mund të bëjnë hapësirën të ftohtë dhe të pakëndshme, sidomos për të fjetur.
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nga Lira Gjika Fëmija ka nevojë për nënë dhe baba. Fëmija që të vijë në jetë duhet një mashkull d...