Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Ngjyrat kanë një ndikim të rëndësishëm në gjendjen shpirtërore të njeriut: çdo ngjyrë ka një reaksion shumë emotiv mbi subjektin në të cilin aplikohet, për shembull, nëpër spitale përdoret ngjyra jeshile e hapur, që të japë qetësi dhe paqe, ose ngjyra e taksive, e verdha, e cila dallohet shumë thjesht edhe natën. Edhe në gjuhën e përditshme, ngjyrave u kemi vënë një indentifikim, për shembull, e zeza simbolizon dëshpërimin, e kuqja zemërimin dhe pasionin, jeshilja shpresën, ndërsa dashuria është rozë. Veshja me të bardha e nuses simbolizon pafajshmërinë dhe pastërtinë.
Gjatë këtij viti, insitituti i Pantoneve (I cili krijon tendencat më të fundit të ngjyrave) ka paraqitur ngjyrat e sezonit vjeshtë 2016, frymëzuar nga perëndimet magjike, shtrigat dhe magjistaret e Halloween-it, iluzionet dhe fantazitë poetike të vjeshtës, duke kaluar nga gama e ngjyrave të errëta në nuancat e ndezura dhe neutrale për t’i lehtësuar njerëzit nga streset e ditës. Vera i ka lënë vjeshtës ngjyrën “bright chartreuse”, jeshilen e saj të ndezur, një tis pranveror dhe veror, e cila i mbush disi ditët e ftohta të vjeshtës. Kjo ngjyrë gjetheje jep tonalitetin e duhur për arredim në vjeshtë.
Pink flambé - roza që merr flakë, e ëmbël e me karakter, e cilësuar nga Instituti i Pantoneve si një ngjyrë që “duhet” të jetë pjesë e këtij kolazhi.
Tangerine tango – një portokalli e ndezur. Tangerine Tango është cilësuar si ngjyra e vitit. Sipas Leatrice Eiseman, drejtores ekzekutive të institutit të Pantoneve, kjo ngjyrë u jep njerëzve energjinë e duhur për të ecur përpara me optimizëm.
Ultramarine green – një jeshile deti me efekt qetësues.
Rhapsody– një violë e zbehtë që krijon comfort e kënaqësi.
Honey-gold- një ngjyrë mjalti e praruar me pak nuancë pjepri, një e verdhë si e “djegur” me tonet e dritës së diellit për të ndriçuar ditët e vjeshtës. Kombinoni honey-gold-in me të “ndjeshmen”
Olympian-blue– një blu pasionante që do të ishte e përkryer për ditët e vjeshtës dhe të dimrit, por që është pak melankolike në dhomat tuaja të gjumit.
French-roast- një ngjyrë e pasur dhe e fortë, e “shijshme” dhe e sofistikuar, gjendet kryesisht tek mobiljet klasike.
Titanium, një gri e ftohtë, bën pjesë në gamën e ngjyrave neutrale dhe kombinohet shumë mirë me Rhapsody dhe Rose smoke - një rozë si e veshur në tym. Per një ambient me karakter më mashkullor, shtohen tre ngjyra të reja: Rhubarb, Sea Fog, Whitecap Gray
Rhubarb– një e kuqe e errët që u jep intensitet këtyre ngjyrave e që kombinohet shumë mirë me një Tangerine Tango dhe Honey Gold. Një Ultramarine green shkon shumë mirë me një Bright Chartreuse dhe Olympian Blue.
Në rast se kalojmë në ngjyrat neutrale si Whitecap Gray - një e bardhë e zbehtë - dhe Sea Frog – një vjolë mat, këto tonalitete mund të kombinohen me Titaniumin për një pamje më të sofistikuar.
{gallery}fotogaleri2016/pantone{/gallery}
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...