Dekorime

Një shtëpi e vogël dhe moderne e stilit RETRO/ Fotogaleri

+

livingshtepiatat

“Shtëpia duhet të jetë një ambient paqësor, ku secili të gjejë qetësinë që kërkon. Mënyra dhe stili i dekorimit të çdo cepi, duhet të jetë i personalizuar, në mënyrë që çdokush të gjejë veten”, - kështu përgjigjet Emira Zeneli, kur e pyesim për sekretet e dizajnit në një apartament. Emira është arkitekte prej 7 vitesh dhe nuk i ndan dot nga njëritjetri profesionin e dizajnueses dhe arkitektes, pasi mendon se të shkëputur e humbasin kuptimin. Kjo shtëpi, 140 metra katrorë, ku 20 metra katrorë i zë veranda, është shtëpia e saj e dytë. Një vend kryesor në këtë apartament, zënë pikturat dhe kujtimet e udhëtimeve. Në këtë numër, për lexuesit e revistës Living, Emira ka vendosur të tregojë pikërisht këtë krijim të sajin

vajzaakriktekte

Zonat e kuzhinës dhe sallonit kanë sistem të ndarë
ndriçimi për të krijuar atmosferë në çdo ambient. Dritaret e mëdha lejojnë hyrjen e dritës duke i dhënë ambientit një ndriçim natyral dhe qetësues. Kuzhina është e thjeshtë dhe minimaliste, për t’i lënë hapësirë tryezës së ngrënies ku shijohen vaktet e
ditës, por edhe kafeja e mëngjesit. Poltroni i vendosur në tryezën e ngrënies, është vendi i preferuar i zonjës së shtëpisë, por përveç funksionalitetit dhe rehatisë
që ofron, i jep një stil retro tryezës minimaliste, ku gërshetohen elementet e drurit dhe të xhamit. Kjo tavolinë ka një pozicionim optimal dhe lidh
ambientin e kuzhinës me atë të sallonit, prej nga mund të shijohet një pamje e bukur e qytetit. Ngjyrat e dhomës së ndenjjes janë neutrale, në
mënyrë që të mbizotërojnë më tepër pikturat dhe karakteri i tyre. Si vazhdimësi e pikturave është vendosur ekrani i televizorit, i cili qëndron i kapur në
mur pa pasur nevojë për një tavolinë mbajtëse, pasi inkuadrohet me kornizat e vendosura më poshtë.
Në qendër të sallonit është vendosur një bibliotekë modeste për librat dhe revistat, e cila kombinohet bukur me sendet e tjera dekorative, si: tavolina e mermerit në sallon, karrigia dekorative dhe qypat prej qeramike të shpërndara në ambient.

storiwerwer