Sulm terrorist në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit (Video)
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në aeroportin Charles de Gaulle të Francës, si pasojë e një sulmi të organizuar...
Ornela Muçaj është zonja e kësaj shtëpie simpatike. Ajo na pret së bashku me vajzën, Aurën, të cilën e ka sjellë në jetë 3 muaj më parë. Që në fillim e kuptojmë se Ornela ka zgjedhur të jetojë në një shtëpi të rehatshme e mikpritëse, pikërisht për shkak të miqve të shumtë që ka. Ornela është një nënë e re mjaft e kuruar në imazh. Ngjyrat në veshje dhe ato në apartament, na bëjnë të kuptojmë se asgjë në këtë shtëpi nuk është rastësore, përkundrazi. E përfaqësojnë Ornelën.
“Zgjodhëm vetë ta rimodelonim shtëpinë nga fillimi, duke parë nevojat që kishim ne si çift. Që në fillim donim të përfshinim hapësira të reja. Brenda kësaj hapësire, ne arritëm të modelonim apartamentin sipas idesë sonë”, thotë Ornela duke na shuar kështu kuriozitetin, se përse ky apartament është ndryshe nga ai i fqinjëve. Sapo hyjmë në apartament, tërheq vëmendjen pozicionimi i zonës së ngrënies, që me sa duket merr pjesë shumë natyrshëm edhe me dhomën e ngrënies dhe me atë të ndenjes. Familja ha në banak, sepse është një familje e vogël dhe në këtë mënyrë i mbaron më shpejt nevojat. Tavolina e madhe shfrytëzohet përditë sepse kjo familje pret shumë miq. Salloni është minimalist. Ka gjërat më funksionale.
Banaku ka një sipërfaqe të vogël, por ndihmon në gatim. Zona e kuzhinës është një shkallë më lart. Një ide e të zotëve të shtëpisë, pikërisht për të ndarë ambientet. Oxhaku është funksional nga të dyja anët, edhe nga veranda edhe nga brenda.
Përballë këndit qëndron kjo pupë masive e realizuar në vend. Copa dhe dizajni janë zgjedhur nga zonja e shtëpisë. Në fakt, është ngjyrë e fortë, por që lidhet shumë mirë me ngjyrën e parketit. Por ajo nuk të vret sytë dhe bën shumë mirë kontrast me të bardhën.
Perdja që shikoni përballë është e gjitha e stampuar. Çifti me çadër të kuqe dhe degët e pemës, janë një zgjedhje e Onelës.
Dhoma martesore
Ka linja të drejta, mure të pastra dhe një pjesë me gurë për të bërë lidhjen me ambientin e mëparshëm. Poshtë, në dysheme, ka ndriçim për krijimin e efekteve.
Në këtë dhomë gjumi, është realizuar një çarje në tavan që lejon futjen e dritës së diellit. Lidhja me tualetin bëhet me parete xhami. Dhoma e gjumit ka edhe një çarje në fund të murit në mënyrë që të krijohet një qarkullim ajri sa më i mirë dhe një ventilim natyral.
Garderoba e Ornelës është e inkorporuar brenda në dhomën martesore.
Tualeti
Edhe ai është i ngritur një nivel më lart. Të zotët e shtëpisë kanë zgjedhur që dyert t’i bëjnë dysheme- tavan. Kështu ata i japin hapësirë shtëpisë duke humbur raportet standarde.
Veranda, arsyeja kryesore e përzgjedhjes së shtëpisë.
E vogël e thjeshtë dhe e bukur. Është një zone çlodhëse, me ajër. Druri dhe ulliri e kanë kthyer atë në një kopsht të vërtetë.
Dhoma e Aurës
Ndihet që jemi në një dhomë fëmijësh, në një dhomë vajze. Dhoma nuk ka mbaruar akoma dhe me rritjen e Aurës do të pasurohet. Janë vendosur disa ngjitëse dhe stikera për t’i dhënë frymën tipike të një dhome fëmijësh. Dhoma është në të njëjtën linjë me apartamentin. Muret e drejta dhe objektet me linja të pastra.
nga Evis Hyseni | fotografia: Armand Habazaj
{gallery}fotogaleri2016/shtepi-aurora{/gallery}
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në aeroportin Charles de Gaulle të Francës, si pasojë e një sulmi të organizuar...
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Pashka (ose edhe Pashkët) është festa (e kremtja) më e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave t&eum...