Njihet si modelja me lëkurë perfekte por Hailey Bieber tregon se vuan nga kjo sëmundje e lëkurës
Modelja e njohur Hailey Bieber mund të ketë lëkurën më të bukur dhe më me shkëlqim që kemi parë ndonjëh...
Kjo shtëpi është e veçantë në llojin e vet, më së shumti për finiturat e përdorura në të. Ato duhej të ishin sa më të qeta, imperfekte dhe sa më pranë trajtës së tyre natyrale. Shtëpia nuk u pa tinua , me qëllim. U la e suvatuar në fino dhe zgjodhëm ta lyenim të tillë që të ngjante sa më shumë më një vilë të vjetër buzë detit, me suva e bojëra të zbardhura e të ndryshuara nga dielli.
Dyshemeja është parket laminat, në finiturë druri të bardhë, sigurisht me rremat e venaturat e drurit në dukje, për të bërë të lehtë edhe mirëmbajtjen nga një amvisë meraklie, si e zonja e shtëpisë. Ajo vazhdon e pandërprerë prej katit përdhes, deri sipër, në katin e parë, dukë përfshirë këtu edhe rrampën e shkallës. Kjo I jep të gjithës një ndjesi vazhdimësie dhe hapësire të amplifikuar.
Kafa zi i shkallëve është i preferuari im. Një sfond i bardhë, i mbushur me pulla blu, ku secila pullë është në fakt një njollë boje blu, aspak rrumbullake apo e ngjashme me tjetrën. Secila prej tyre ka një vlerë të shtuar: vlerën unike të të qenët handmade.
Materialet mbizotëruese janë në ngjyra sa më natyrale, sa më të thjeshta e sa më pak të përpunuara. Stoli i madh dhe mbajtësja e televizorit janë prej
trungjeve të drurit të planuara e të lyera vetëm me vaj. Në anët e tyre janë lënë me qëllim lëvoret e vetë trungut.
Tap etet nuk mund të mos ishin në materiale natyrale e konkretisht u zgjodhën prej fibrash liri. Janë aq të përshtatshëm e komodë, sa të bëjnë të duash t’i shkelësh këmbëzbathur. Pastrimi nga rëra është i lehtë si një lojë.
Pothuajse e gjithë shtëpia ka motive me vija, pasi ato e bëjnë shumë sportive dhe njëkohësisht të përshtatshme për shtëpi plazhi. Vijat janë të “pasakta”, sepse kokrrizat e finos aq të lejojnë. Por ky ishte një efekt i kërkuar me qëllim, në logjikën e të qenit pak informal, si një këmishë e pahekurosur linoje, në plazh.
{gallery}fotogaleri2016/drita-shtepi{/gallery}
Modelja e njohur Hailey Bieber mund të ketë lëkurën më të bukur dhe më me shkëlqim që kemi parë ndonjëh...
Mjeku Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, u shpreh se në vendin tonë 9 pe...
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, k&eu...