Këngëtari i njohur grek, Dimitris Kokotas pëson arrest kardiak
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Kur e pyetëm fillimisht për shtëpinë e saj, Zhaklina u përgjigj se nuk ka asgjë të veçantë, përveç faktit që ngjan më shumë me karakterin dhe botën e saj. Pikërisht kjo na bëri më kureshtarë dhe atëherë këmbëngulëm për ta bërë pjesë të “Living” e për të zbuluar se ç’do të thoshte kjo. Arkitektja me përvojë na e shpjegoi shpejt, pa shumë mistere dhe pa u menduar gjatë, stilin në apartamentin që “buzëqesh”. “Mua më pëlqen të jetoj si në një muzikal ku zogjtë këndojnë, pemët flasin dhe lulet të thonë mirëmëngjes, kështu që shtëpia ime reflekton këtë anë timen romantike. Dua që kur të zgjohem, ose kthehem nga puna, shtëpia jo vetëm të më qetësojë, por edhe të më buzëqeshë, si mua ashtu dhe familjes sime. Pikërisht për këtë e kam pasur më të vështirë të gjej mobiliet, apo aksesorët e duhur për të. Doja që çdo gjë të kishte shpirt. Eh (qesh), kështu që shpesh më duhej t’ bëja vetë, qoftë dhe mobiliet apo pikturat.”
Zhaklina Rira jeton me bashkëshortin dhe vajzën e saj dyvjeçare dhe apartamenti i tyre është i projektuar në dy dhoma gjumi, një ndenjeje dhe një ambient gatimi, sikurse dhe një ballkon shumë i vogël, i mjaftueshëm për dikë që kalon shumë kohë në punë. Vetëm në 70m² ky apartament është projektuar dhe arreduar në mënyrë të tillë, që të bën të ndihesh sikur është 150 m².
Një dhomë ndenjjeje romantike, në stil të përzier francez, anglez dhe country.
Asnjë ndarje me derë nga korridori për në sallon. Hapësira dhe drita ndihen kudo. Kur kalojmë në ambientin e ndenjjes, na hapet pikërisht pamja që Zhaklina kishte përshkruar. Një dhomë ndenjjeje romantike, në stil të përzier francez, anglez dhe country. Në këtë shtëpi nuk ka gjëra të shtrenjta. “Zotësia e një arkitekti” – thotë ajo – “është që me kosto të vogla të arrijë të realizojë një pamje të bukur dhe atë që kërkon klienti. Dhe kjo fillon nga shtëpia ime”.
Një ambient “i vjetër” gatimi
Ambientin e gatimit na e treguan të tria, Zhaklina, Herlin, (vajza e saj) dhe kukulla. Një kuzhinë e këndshme e bardhë pastel dhe me linja të lehta të gërvishtura që dukeshin si damarët origjinalë të drurit. Interesante ishte që dhe kjo ishte pa ndonjë kosto të lartë, megjithëse kuzhina është relativisht e madhe. E gjithë struktura e brendshme ishte me material të lirë, vetëm kapakët ishin dru dhe kjo sepse Zhaklina ka dashur që vende- vende ta gërvishtë vetë (gjë që s’do ta bënte kush, të prishte një kuzhinë të re) dhe ta fërkonte pak me letër smerili për ta bërë të dukej pak e vjetër, pak më romantike dhe pak më afër natyrales së drurit.
Klikoni në faqen e dytë për të parë fotogalerinë e shtëpisë
Dhoma e vizatuar për Herlin…
Kurse në dhomën e saj, Herlin nuk pranoi asnjërin prej nesh, përveç fotografit tonë, të cilit i kërkoi që të vizatonin. Në një dhomë aq të vogël, vetëm 2.95m x 2.90, çdo gjë duket e mjaftueshme për lodrat e saj, pa e rënduar me mobilie. Dollapi është i bardhë, përveç krevatit të vogël të Herlin, ka dhe një krevat tjetër tek, i cili është fshehur nën sirtar i gatshëm për të pritur mysafirët e vegjël.
Zhaklina na tregon se përpara artit, sikurse për çdo njeri, vjen shëndeti e aq më shumë i familjes së saj, kështu që në momentin që e zgjodhi apartamentin, kërkonte një shtëpi të shëndetshme, të ndërtuar me cilësi dhe mirë që në themelet e saj. Konstruksioni, detajet e izolimit apo projektimit të dritës dhe ajrit, të gjitha këto mund të bëheshin bashkë vetëm tek “Edil al”. Kur hymë në shtëpi ndihej menjëherë fryma romantike që nga ngjyrat e qeta, të lehta dhe të ngrohta dhe deri te detajet e kornizave, kutive dhe pasqyrave të një stili francez dhe me elementë florealë (që më vonë do t’i hasim në çdo detaj në shtëpi). Para se të na çojë në dhomën e gjumit, Zhaklina na tregoi disa foto të saj gjatë kohës që punonte për përgatitjen e ambientit të ardhshëm të banimit. Sekreti në
dhomën e çiftit; përsëri një faqe muri si “Liza në botën e çudirave” . Ndonjëherë është bukur të përdorësh sekretet e përrallave në arkitekturë. “Në një dhomë kaq të vogël, më duhej magjia e biskotës së Lizës me të cilën ajo hynte e dilte në çdo derë, dhe unë vendosa që biskota të ishte muri, e cila njësoj si Liza, do më fuste në një dhomë magjike. Muri të fut në një botë tjetër dhe mua m’u desh ta pikturoja përsëri atë me babin tim, pasi është i vetmi që i kupton çmenduritë e mia, madje i merr po aq seriozisht sa unë.” Kështu që muri kishte gjithçka që ajo donte: plazh, det, një ballkon nga i cili shihte gjithçka dhe një perde të lehtë të bardhë, të cilën e kishte fryrë era. Koka e krevatit, shumë modeste, ishte e zhytur pikërisht në këtë ëndërr të saj. Asgjë simetrike, si në ëndrra, asnjëherë dy komodina të ngjashme sikurse jemi mësuar t’i shohim në çdo dhomë gjumi. Abazhurë të stilit “Liza” por dhe country dhe mbi dritaren aq të ngushtë, vinte përsëri një perde e lehtë floreale në linjë me mbulesën e krevatit, e cila ishte blerë qëllimisht si e vjetër. Lulet nuk janë në ngjyra të forta, por të vrara në pastel. E ç’mund të bënte Herlin në një dhomë të tillë përveçse të ëndërronte dhe ajo? Kjo shtëpi nuk është vetëm për të rritur, por dhe për një vajzë dyvjeçare dhe ambienti i shtëpisë duhet të jetë dhe i saji, gjë që shpesh prindërit dhe arkitektët e harrojnë”, thotë Zhaklina.
redaktore: Matilda Tërpollari | Fotografia: Armand Habazaj
{gallery}fotogaleri2016/shtepia-zhaku{/gallery}
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...