Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Vëmë bast se nuk keni parë në treg enë porcelain me këto ngjyra dhe dizajne. Janë vërtet të bukura, apo jo? Mund të keni në shtëpi një set të tillë, nëse gjeni vullnetin e duhur për t’u ulur dhe për t’i lyer me duart tuaja enët e bardha që mund t’i blini edhe me çmime të lira në treg. Në butikët e artit, që shesin material për artet figurative, ju mund të gjeni bojëra enkas për porcelan, por mund të përdorni edhe ato të qeramikës. Zgjidhni ngjyra të lehta, të cilat mund t’i thyeni me të zezën e të kuqen klasike. Krijoni sipas imagjinatës dizajne me vija, duke luajtur me trashësinë dhe drejtimin e tyre. Kur të lyeni filxhanët e çajit, provoni si vijat vertikale, ashtu dhe ato horizontale, për të pasur larmi. Në ndonjë rast mund të luani dhe me simbolet. Jo rastësisht në njërën nga pjatat e lyera me të verdhë ne kemi dashur të imitojmë rrezet, që ajo të ngjasojë me diellin. Si një set që do të përdoret gjatë verës, nuk mund të mungonte në spektrin e ngjyrave të përzgjedhura as gurkali, që të sjell ndërmend detin dhe plazhin. Këto enë mund të përdoren jo vetëm në kuzhinë, por edhe si dekor në ambiente të ndryshme të shtëpisë.
Çfarë na duhet:
- enë porcelani, si pjata, filxhanë, tasa
- nastro izoluese
- furça për të pikturuar
- bojëra porcelani/qeramike
Udhëzime:
1. Lajini enët mirë, shpëlajini dhe lërini të thahen përpara se t’i lyeni.
2. Duke u bazuar në fotot tona si modele, vendosni shiritat e nastros izoluese (nastro e thjeshtë që mund ta gjeni në dyqanet për materiale ndërtimi) për të veçuar zonat që do të lyhen. Puthitini mirë ato, duke u mëshuar sipër me një laps ose gishta, në mënyrë që përmes nastros të mos depërtojë asnjë pikë boje.
3. Lyejini pjatat duke përdorur furça, madhësia e të cilave ndryshon në varësi të trashësisë së vijave. Lërini të thahen pak. Ruajini nga pluhurat e shtëpisë, fijet e flokëve e gjëra të tjera të imëta që mund të bien në bojën ende të njomë, të ngjiten dhe të mbeten aty.
4. Hiqini nastrot dhe futini enët në sobën të cilën e keni ngrohur paraprakisht. Lërini të piqen në 150 gradë, sepse kjo do ta bëjë lyerjen të mbajë më gjatë. Përpara se t’i përdorni, jepuni të paktën tetë orë ose dhe më shumë kohë që të thahen plotësisht.
nga Gentian Minga | Fotografia: Soela Zani
{gallery}fotogaleri2016/vija{/gallery}
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Nga Denada Nako Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. &Cc...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...