Dekorime

Rolling Hills, të jetosh në elegancë

+

villamart

Mendoni për një shtëpi të projektuar me hapësirat që ju dëshironi. Konceptojeni atë me sipërfaqe të madhe vetratash për të shijuar të gjithë peizazhin që ofron natyra përreth. Ndriçimi natyral që depërton nga ballkonet dhe vetratat bën që secili nga ambientet brenda saj të duket edhe më luksoz. Vazhdoni të vizualizoni një vilë madhështore, ku hapësira e dhomës së ndenjjes dhe asaj të ngrënies është pa kursim. Në zonën e natës, dhoma bashkëshortore dhe dhomat e tjera të fjetjes kanë jo vetëm tualetin, por edhe gardërobën përkatëse. Për fëmijët, të cilët duan të argëtohen, bëni një dhomë enkas për lojërat. Ndërsa ju duhet të sistemoni gjithë pajisjet mekanike, atëherë hapësira e mjaftueshme e bodrumit jua krijon këtë lehtësi të madhe. Hapni derën e shtëpisë dhe dilni në oborr! Gjelbërimi i kodrinës kombinohet me të gjitha pemët dhe lulet që ju i mbillni dhe kujdeseni çdo ditë. Buzë pishinës ose në mes të lulishtes, uleni të konsumoni diçka të shëndetshme në këndet e krijuara enkas për çlodhjen tuaj dhe të familjarëve. E meqë jeni në periferi mund të shijoni gjithë muzikën që ofron natyra, larg stresit e zhurmës së kryeqytetit. Kjo shtëpi ëndrrash, është e vërtetë! Kështu, siç e vizatuat në mendjen tuaj dhe nuk është e vetme, por është pjesë e një kompleksi rezidencial që ka plot 122 vila luksoze. Ato janë të ndërtuara në tri tipologji që variojnë në madhësi prej 390 m2, në 700 m2 dhe sipërfaqe trualli prej 600m2 deri në 1500m2. Nxitur nga kërkesa e lartë, në ndërtim janë parashikuar edhe 11 vila të tjera me madhësi prej 270m2 deri në 320m2 dhe sipërfaqe trualli prej 500 deri në 700m2. Një investim i Grupit BALFIN, ndërtuar nga kompania “Mane TCI”, ky kompleks rezidencial dëshmon risinë e konceptit të komunitetit, me ambiente të përbashkëta argëtimi dhe rekreacioni dhe rregulla të forta sigurie. Kompleksi është projektuar nga studioja amerikane “Three”, e cila është frymëzuar nga arkitektura neoklasike franceze, por është trajtuar me një frymë të re dhe të freskët. Masterplani I kompleksit është zhvilluar në përshtatje me relievin e kodrinave, duke i mundësuar çdo vile të përfitojë nga pamja mahnitëse që ofron zona. Rezidencat shtrihen kryesisht përgjatë kodrinës dhe integrohen me terrenin dhe gjelbërimin
përreth. Nëse po mendoni të blini shtëpinë tuaj, duhet të zgjidhni të duhurën! Në banesën që do të zgjidhni, do të rrisni fëmijët tuaj e do të ndërtoni kujtimet më të veçanta. Për këtë, një ndër kriteret e rëndësishme është komuniteti që do të jetë pranë banesës suaj, ambientet e përbashkëta dhe mënyra sesi menaxhohen ato. Në “Rolling Hills Luxury Residences” procesi i administrimit menaxhohet nga një kompani e specializuar në këtë fushë. Gjithçka brenda kompleksit është e organizuar më së miri. Rrugët e brendshme janë të strukturuara dhe gëzojnë sinjalistikën e duhur. Trotuaret janë të gjera e të gjelbëruara. Cilësia e jetës duket edhe në mënyrën se si organizohet koha e lirë dhe si zgjidhen aktivitetet çlodhëse e argëtuese. “Rolling Hills Luxury Residences” ofron një Club-House në shërbim të të gjithëve. Parku Rekreativ është më shumë sesa i kompletuar dhe të nxit të përfshihesh në aktivitete të shumëllojshme sportive. Kjo ta bën shumë të lehtë të apasionohesh pas një sporti, në një park me sipërfaqe 16,000 m2, ku gjen pistë vrapimi, një fushë basketbolli, një fushë volejbolli, një fushë tenisi dhe një kënd lojërash për fëmijë. Ky luks, mbi të gjitha është i sigurt! Në këtë komunitet që mbetet më i përzgjedhuri,
hyrje-daljet monitorohen nga profesionistë 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës. I pari i këtij lloji në Shqipëri dhe më i miri si standard ndërtimi, kompleksi “Rolling Hills Luxury Residences” është më i preferuari jo vetëm nga personalitete shqiptare të të gjitha fushave, por edhe nga përfaqësues të shumtë të trupit diplomatik në Tiranë, të cilët i kanë pare këto vila shumë tërheqëse për të blerë ose për të jetuar me qira. Janë shumë elemente që e bëjnë blerjen e vilës Rolling Hills pranë këtij kompleksi një investim jo vetëm të zgjuar, por mbi të gjitha të sigurt. Vetëm në pesë vitet e fundit, vlera e vilave është rritur me 20%. Parashikimet bazuar në prirjet financiare dhe faktorë të tjerë po aq të rëndësishëm, tregojnë se vlera e projektit pritet të rritet sërish në vijim. Për të blerë një vilë në “Rolling Hills Luxury Residences” ofrohen edhe lehtësira nëpërmjet planit të financimit deri në 60% të vlerës së vilës. Vendndodhja e kompleksit është një ndër veçoritë e saj. Larg zhurmës dhe kaosit të kryeqytetit, por shumë pranë ambienteve të shërbimit, “Rolling Hills Luxury Residences” ndodhet 500m larg qendrës tregtare më të madhe në rajon: TEG. Pra, banorët e këtij komuniteti mund të përfitojnë nga shërbimet, lehtësirat dhe format e argëtimit që ofrohen, si edhe janë në afërsi të disa institucioneve prestigjioze për shkollimin e fëmijëve të tyre. ”Rolling Hills Luxury Residences” ndërthur komoditetin, elegancën dhe kushtet më të mira të jetesës duke marrë vlera si komuniteti rezidencial më I përzgjedhur në periferi.

thksgbs