Dijonisi “thumbon” Valerin: Je shumë sensual
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Cfarë bën një pasyrë ? Pasqyron dhe duke pasqyruar zmadhon hapësirën. Jo nuk është një leksion fizike, por nëse fizika mudn të na ndihmojë pse mos ta përdorim. Nëse keni nevojë t’i jepni shtëpisë tuaj më shumë hapësirë dhe nuk keni ndërmend të bëni punë të mëdha ateherë pasqyrat mund të jenë një ndihmë e madhe . Por ka rregulla në përdorimin e pasqyrave dhe në varësi të ambienteve apo nevojave të ndryshme që kanë këto hapësira.
Në ambientet e vogla është më e këshillueshme të përdorim pasqyra pa korniza dhe mundësisht ato duhet të vendosen si një mozaik i vërtetë për një efekt fantastik. Kornizat e rëndojnë shumë kompozimin tuaj duke ju hequr gjithashtu hapësirë reflektuese.
Korridori. Nëse korridori është i ngushtë, pasqyrat nuk qëndrojnë në fund por në muret anësore . Në këtë mënyrë do të keni hapësirë dhe dritë me anë të lojës reflektuese që do të krijojnë pasqyrat .
Tualeti. Kryesisht tualetet kanë hapësira të vogla dhe të ngushta dhe padyshim që një lojë me pasqyra mund të zmadhojë ambientin duke e bërë shume chic. Ndërsa nëse doni një ambient retro kornizat janë perfekte. Këtë pasyrë mund ta vendosni sipër vaskës apo sipër një muri të vogël .
Dhoma e gjumit dhe salloni. Këto janë hapësirat më të lehta për t’u mobiluar të cilat mund të na dhurojnë efekte madhore me dritë dhe hapësirë. Përdorni fantazinë me format dhe kornizat por gjithmonë duke pasur parasysh stilin e mobilimit tuaj. Sipër krevatit , afër dollapit , mbi komo, keni vetëm sikletin e zgjedhjes.
Mobilimi me pasqyra
1. Në hapësirat e ngushta mos përdorni korniza sepse ju prishin kompozimin
2. Dekoroni korridorin në gjatësi në këtë mënyrë ato do të duken me të mëdha
3. Pasqyrat në tualet dhe dhomë gjumi japin një prekje chic
4. Pasqyrat janë shumë të bukura dhe kur thjeshtë vendosen në tokë.
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...