Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
Të gjithë kërkojnë shtëpi modern dhe komode. Por jo të gjithë blejnë mobilie të veçanta, që të jenë elegante dhe luksoze, duke ruajtur elementët artizanalë. Këta elementë të arredimit ishin të dallueshëm në koleksionin e ri të Smania-s, organizuar nga “Interni Design” në ETC.
Nëse në një pasdite vere ia del të bësh bashkë disa nga gratë dhe vajzat më me shije të Tiranës dhe shumë zotërinj elegantë, për të vizituar një showroom mobiliesh të markave më elitare italiane, është e sigurt që do të arrish të organizosh një eveniment nga ata që cilësohen me plot gojën “të suksesshëm”. “Mendoj se doli mirë, kënaqshëm”, tregon pak ditë më pas Mirjam Huta, titullarja e sallonit të njohur “Interni Design” në ETC. Ata që e njohin mirë, e dinë që si arreduese e përsosur, ajo nuk mbetet kurrë plotësisht e kënaqur, edhe pse kësaj radhe evenimentit të organizuar nuk mund t’i gjejë vërtet asnjë të metë: të ftuarat janë endur gjithë pasditen nëpër sallon, kanë pozuar në “murin e famës”, kanë pirë koktejet e freskëta dhe kanë shijuar ushqimin e zgjedhur e pastaj, duke shëtitur mes hapësirave të ekspozimit, kanë kërkuar si zakonisht këshillat e Mirjamit për të bërë ndonjë ndryshim në shtëpitë e tyre apo thjesht për të përsosur dhe më tej hapësirat e brendshme të apartamenteve, me ndonjë mobilie të re apo duke shtuar aksesorët. Edhe pse ndoshta fillimisht janë mbledhur
në ETC për një eveniment dhe takim social mikeshash, joshja ka qenë e madhe për të Sepse prezantimi i koleksionit të ri “Smania fashion living”, ishte aq joshës, sa të bënte menjëherë për vete. Jo më kot, prej dyzet vjetësh Smania është kthyer në pikë referimi për të gjithë ata që kërkojnë në arredim, personalitet e karakter dhe atë lloj luksi që vjen nga cilësia e vërtetë e produktit, nga punimi artistik, nga kërkimi i materialeve dhe nga eksperimentimi asnjëherë banal në stil. Alberto Smania, themeluesi i ndërmarrjes që mori emrin e tij, ishte kapiten i Marinës dhe pilot i Fiat-it në garat me makina: në ofiçinën e tij artizanale, ku punohej hekuri, ai realizoi fillimisht një tryezë, e prej aty lindi gjithçka që do të përbënte shpirtin e Smania-s: pasioni për të bukurën, kërkesa për “të renë” në materialet dhe format tërësisht natyrale, një vëmendje thuajse maniake ndaj detajeve dhe cilësisë. Kalimi nga hekuri te druri ishte pastaj kaq i natyrshëm sa dhe zgjerimi i prodhimit: nga tryezat te libraritë, nga karriget e kolltukët te shtretërit dhe mobiliet e dhomës së gjumit. Duke përsosur materialet, duke futur elementët e lëkurës, stofrave dhe qelqit Murano, duke u bërë gjithmonë e më e kërkuar nëpër botë, Smania diti të ruante karakteristikat e saj me gjithë industrializimin bashkëkohor. “Nëse e industrializojmë, produkti do të përfundojë si gjithë të tjerët, i njëjtë për të gjithë”, vijon të jetë prej shumë vitesh motoja e firmës dhe çelësi i suksesit të Smania-s. Ndaj, ata që e zgjedhin, janë njohës të shijeve të holla të arredimit, njerëz të apasionuar pas së bukurës dhe me kërkesa të larta për shtëpitë e tyre, gati-gati sikur të jenë duke zgjedhur në një ekspozitë arti. Filozofi kjo, që përputhet më së miri edhe me atë të Mirjam Hutës, drejtueses së sallonit “Interni Design” që ka paraqitur Smania-n në Tiranë prej disa vitesh. Ishte një festë ndryshe nga të tjerat, për të gjithë.
Interni Design, 20 vjet në interieret shqiptare
Interni Design është prej njëzet vjetësh në Shqipëri, ndër të parat sallone të tilla të arredimit të brendshëm. Veç përvojës dhe punës së profesionistëve, ajo që e bën të suksesshëm këtë sallon, është përzgjedhja e markave, ndër më të njohurat, luksozet e të kërkuarat në botë: Poltrona Frau, Kartell, ViBiEffe, Bontempi Casa, San Giacomo, SMA, Gatto Cucine, Varaschin etj. Klientët e sallonit kanë vite që e dinë çfarë kërkojnë, por në Interni Design, veç markave që njohin, gjejnë dhe asistencë dhe ndihmë nga një staf i specializuar, që të ndjek e të ndihmon që nga projektimi dhe zgjedhja e deri te montimi i objekteve. Veç stafit të brendshëm të profesionistëve, Interni Design bashkëpunon me arkitektët dhe studiot më të mira të interierëve në Tiranë.
{gallery}fotogaleri2016/smania{/gallery}
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...