Një dasmë tjetër organizohet sot në shtëpinë e Big Brother VIP3
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...
Po vjen vera! Kujdes miqtë me katër këmbë! I nxehti ka një ndikim negativ te kafshët shtëpiake, ndaj duhet t`i ruajmë ato nga goditjet e nxehtësisë dhe jo vetem. Ja se si...
KUR I LË NË MAKINË – S`mjafton të parkosh në hije apo të lësh dritaret pakëz hapur. Kabina nxehet brenda një kohe shumë të shkurtër.
UJË NË DISPOZICION - Uji është thelbësor për jetën e kafshëve. Ato mund të jetojnë disa ditë pa ngrënë, por nuk do të mbijetonin më gjatë se dy ditë pa ujë.
MOS E QETH KAFSHËN - Qimet sigurojnë izolim termik e për pasojë, i mbrojnë kafshët nga i nxehti. Mos e qethni plotësisht qenin tuaj.
SHËTITJET - Nxirrini shëtitje kafshët në orët më të freskta, në mëngjes dhe mbrëmje. Nëse jeni të detyruar t`i nxirrni në orët e pikut, mbaniji jashtë maksimumi 10 minuta.
DIELLI – Kafshët janë të pandërgjegjshme, ndaj dalin spontanisht në diell. Në këtë rast duhet ndërhyrë duke i spostuar në një vend me hije ose duke i freskuar me ujë, veçanërisht në kokë. Qentë me qime të zeza janë më të kërcënuarit nga dielli, sepse e zeza thith rrezet.
DIETA – Alterno dietën e qenit apo maces tënde. Nëse gjatë dimrit kanë pasur një dietë më të rënduar, në verë dieta duhet të jetë sa më e lehtë. Për macet këshillohen më tepër ushqimet e lëngshme se të thata.
GODITJA E DIELLIT - Nëse kur ktheheni në makinë e gjeni qenin të axhituar e me frymëmarrje të përshpejtuar, me shumë mundësi është goditur nga dielli. Nxirreni jashtë, lëreni të qetësohet në një vend të freskët dhe lageni me ujë. Freskoni makinën, pastaj sapo kafsha të ketë marrë disi veten, çojeni te veterineri.
DEHIDRATIMI - Kurrë mos i jepni qenit apo maces shumë ujë kur ka etje, pasi kjo mund t`i shkaktojë probleme në veshka dhe sistemin intestinal. Nëse e keni vënë re, në urgjencë qenit nuk i shuajnë etjen por e zhysin në vaskë me ujë dhe akull për ta freskuar.
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...