Shembja e urës në Baltimore, nxirren nga uji trupat e pajetë të dy burrave; Vijon kërkimi
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Ushqimet e njerëzve që nuk rrezikojnë kafshët
_ mollët
_ bizelet
_ kokoshkat (pa gjalpë dhe kripë)
_ karotat
_ patatet e ëmbla
_ kungujt e verës
_ kungujt e dimrit
_ kubat e akullit
_ marulet
_ boronicat
QEPËT, HUDHRAT, QEPUJKAT DHE PRASI
Sasia e vogël e hudhrës që gjendet ndonjëherë në ilaçet e qenve nuk është e dëmshme për ta, por nëse një qen ose mace konsumon një sasi të konsiderueshme (një pjatë, p.sh) qepësh apo prasi, mund të helmohet. Edhe gëlltitja e një sasie të tillë me hudhra mund të bëhet e rrezik shme. Hudhra, që dikur konsiderohej si “ilaç shtëpie” për zhdukjen e pleshtave, është vërtetuar se nuk ka asnjë efekt të tillë. Këto perime mund të shkaktojnë shkatërrimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe si pasojë, edhe aneminë. Macet dhe qentë e races japoneze si akita, shiba, inu etj, janë me të ndjeshëm ndaj tyre.
MAJAJA E BUKËS
Brumi i përgatitur në shtëpi ose i blerë në dyqan, që përmban maja dhe përdoret për bukë, simite etj, kur është i papjekur mund të shkaktojë probleme te kafshët që e konsumojnë.
ALKOOLI
Përveçse në pije, alkoolin mund ta gjejmë edhe aty ku nuk na e prêt mendja. Kekët me përmbajtje rumi ose ëmbëlsira të tjera të papjekura, të cilat përmbajnë alkool, mund të shkaktojnë helmim te kafshët shtëpiake. Edhe sasitë e vogla të alkoolit mund të shkaktojnë probleme serioze, kërcënuese për jetën, veçanërisht te qentë dhe macet. Ushqimet me përmbajtje yndyre si gjalpi, vaji, mishi (ai me dhjamë), çokollatat, mund të shkaktojnë probleme me pankreasin, veçanërisht te qentë. Disa raca, si schnauzer-ët e vegjël janë më të prirur për probleme me pankreasin, sesa racat e tjera.
MISRI
Një ushqim tjetër i rrezikshëm për kafshët tuaja janë kallinjtë e misrit. Ndonëse toksikë, ata janë tundues dhe të shijshëm për kafshët shtëpiake, por janë të rrezikshëm, sepse nuk kalojnë tërësisht në traktin intestinal, duke shkaktuar një kapsllëk kërcënues për jetën.
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...