Dy tërmete të fortë në Greqi, 5.2 dhe 5.7 të shkallës Rihter
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Nese mendonit se të thinjurit është një process biologjik që i ndodh vetëm njeriut gaboni. Sipas hulumtimeve të fundit, qentë gjithashtu mund të thinjen nga stresi dhe anktthi. Camille King, një specialiste sjelljesh për kafshët tha për CNN se, me kalimin e viteve, ajo kishtë vënë re një lidhje midis ankthit dhe thinjes së parakohshme tek qentë që kishte punuar.
Temple Grandin, profesor i shkencave të kafshëve në Universitetin Shtetëror të Kolorados dhe bashkë-autor i studimit, pohoi për CNN se dy fotografitë e presidentit Barac Obama përpara marries dhe pas lënies së postit ishin pikënisja dhe frymëzimi për studimin.
Hulumtuesit mblodhën fotografitë 400 qenve rreth moshës 4 vjeç dhe i dhanë pronarvë të plotësonin një pyetsor me 21 pyetje.
Qentë që liheshin vetëm në shtëpi, nuk dilnin shëtitje shpesh apo nuk rriteshim me dashuri kishin 40% deri në 65% më shumë mundësi të thinjeshin në moshë të herët.
Dhe pse për shumë kohë është besuar se thinjat janë shenjë paralajmëruese e plakjes, ky mit është hedhur poshtë prej disa vitesh. Gjendja konstante e ankthit apo e stresit mund të jetë shkak i thinjave të parakohshme.
Burimi: CNN
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...