Dijonisi “thumbon” Valerin: Je shumë sensual
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Me siguri që për këtë gjë ndikon përbërja me qumësht e ëmbëlsirave. Macet e kanë pak të zhvilluar shqisën e shijes. Ato kanë 473 bulba të shijes kundrejt 9 000 të tilla tek njeriu. Por këto 473 mjaftojnë që ju t’u ndryshoni ushqimin maces çdo ditë.
Shijet që dallon macja
Macja dallon katër shije: të ëmblën, të hidhurës, të kripurën dhe të thartën. Macja arrin ta dallojë shijen e një ushqimi në kushte optimale në 30°C, sepse kjo është temperatura e një preje të sapo vrarë.
Në rast se doni t’i bëni hile, jepini një ushqim që nuk i pëlqen në 0°C.
Macja fillon të mësohet me shijet që në moshë të vogël. Ajo mësohet aq shumë me ushqimet e para që i jepen saqë mund të mos pranojë asnjë ushqim tjetër me të cilin nuk është mësuar.
Mësoheni macen me gjithçka sa më shpejt që të jetë e mundur. Për të evituar refuzimin, ushqimi mund të jetë i njëjtë, por të mos jetë i përbërë vetëm nha një përbërës.
Konsistenca e ushqimit
Konsistenca e ushqimit është shumë e rëndësishme.
Pjesës më të madhe të maceve nuk u pëlqejnë ushqimet që ngjisin. Atyre u pëlqejnë ushqimetshumë të njoma ose shumë të thata, por jo ushqimet e ndërmjetme. Prandaj nuk këshillohet që të njomen kroketat.
Ushqime në temperaturën e duhur
Maceve u pëlqejnë ushqimet në temperaturën 38°C, që është temperatura e presë. Prandaj nxirrini ushqimet nga frigoriferi përpara se t’ia jepni maces. Macja ha kroketat e kuqem jeshile dhe blu. Ato janë të kuqe për t’i kujtuar ngjyrën e mishit. Maceve u pëlqejnë më shumë copat e vogla. Atyre u pëlqen mishi në copa i pjekur më shumë se mishi i gjallë.
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...