Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Është përfaqësuesja tipike e festës së Krishtlindjes falë ngjyrës së kuqe të gjetheve në periudhën e dimrit. Është një bimë me origjinë nga Meksika, ku rritet në gjendje natyrale dhe arrin deri në 3 metra lartësi. Shqipëria është një vend me kushte të ftohta klimatike të papërshtashme për bimën, prandaj ajo konsiderohet si një bimë apartamenti, kërkon mjedise me ndriçim të madh dhe ngrohtësi mbi 14°C. Ndryshimi i intensitetit të dritës në muajin tetor dhe nëntor bën që kjo bimë të ndërrojë ngjyrën e gjetheve nga jeshile në të kuqe. Lulja e vërtetë ndodhet në majën e biskut, është e grupuar dhe ka ngjyrë të verdhë. Me përfundimin e lulëzimit, bima pothuajse ka mbaruar ciklin e saj e më pas kemi rënie të gjetheve, një proces ky normal, nga i cili nuk duhet të shqetësohemi. Në mënyrë që bima të lulëzojë vitin tjetër, duhet rralluar ujitja në prill, më pas bëhet një krasitje e rëndë dhe në tetor bima lihet në një mjedis jo me shumë dritë. Ky proces çon në skuqjen e gjetheve të bimës. Prania e kësaj bime në shtëpi e ndez atmosferën festive. Kjo bimë në Europë dhe kudo në botë është shoqëruesja më e mirë në festat e Krishtlindjes dhe fundvitit, falë ngjyrës së saj të kuqe si simbol gëzimi dhe emocioni. Bima bën pjesë në familjen Euphorbiacee dhe emërtohet euphorbia pulcherima. Ajo ka edhe një emër të dytë: poinsettia. Kjo i dedikohet njeriut që e futi bimën për herë të parë në Amerikë, Robert Joel Poinsett, ish ambasadorit amerikan në Meksikë. I apasionuar pas luleve dhe botanikës, Poinsett-i solli me vete
disa bimë dhe i kultivoi në kopshtin e tij e më pas kultivimi i saj u perhaps në mbarë vendin si edhe në Europë. Tani kjo bimë zbukuron vitrinat e dyqaneve apo shtëpitë. Në Meksikë kjo bimë rritet në gjendje natyrale dhe mund të arrijë deri në 3-4 metra lartësi, falë kushteve të ngrohta klimaterike, të cilat ndryshojnë shumë nga klima jonë, ku dimri është i ashpër dhe i ftohtë. Si shumë bimë te tjera, edhe euphorbia nuk u reziston temperaturave të ftohta dhe konsiderohet si bimë apartamenti që kërkon ngrohtësi. Natyrisht që kërkon edhe shumë ndriçim, pasi është në kulmin e zhvillimit te proceseve fiziologjike. Që të shpalosë bukurinë e gjetheve të kuqe, bima ka nevojë për ritme të vrullshme të qarkullimit të limfës nga sistemi rrënjor drejt pjesës së sipërme vegjetative. Duke u nisur nga kjo, terreni apo substrati duhet të jetë ende i pasur me lëndë ushqyese, si azot, fosfor, potas dhe mikroelemente të tjera si bor, zink, magnez, etj., por në periudhën e verës dhe vjeshtës, terreni i sistemit rrënjor duhet të jetë më i pasur me fosfor dhe potas, elemente bazë, të cilat do ta bënin koloritin më të bukur e më të ndezur si dhe do të rrisnin kohëzgjatjen e ruajtjes së ngjyrave edhe pas festave. Tanimë pjesa dërrmuese e të apasionuarëve
të luleve e dinë apo kanë marrë informacion për trasformimin e ngjyrës jeshile në të kuqe dhe për ata që nuk e dine kur është momenti i duhur për ta mësuar: Euphorbia pulcherima është një bimë si gjithë bimët e tjera që duan dritë, ngrohtësi, por edhe terren të pasur. Në verë ka një rritje vegjetative, një rritje të degëve si dhe një shtim e zmadhim të gjetheve. Një tregues që duhet mbajtur mend është fakti i zmadhimit të gjetheve: nëse ato rriten mbi 6-8 cm, atëherë bima është në gjendje të mirë dhe vazoja ka ushqim të mjaftueshëm. Në të kundërt duhet të ndërhyjmë me ushqim të lëngshëm të pasur me azot. Duke qenë një bimë fotoperiodike, pra, që çel me pakësimin e ndriçimit ditor, në radhë të parë, bima duhet të jetë e shëndetshme, me 4-5 degë e shumë gjethe. Me fillimin e tetorit, bima lihet në një mjedis me dritë 9-10 orë dhe me mbulim total për 12 orë. Do kishim një rritje të shpejtë të biskut të majës si dhe fillimin e skuqjes së gjethes, duke filluar nga nervaturat e më pas në të gjithë gjethen. Dalëngadalë pigmenti klorofil me ngjyrë jeshile i lë vendin sintetizimit të antocianit me ngjyrë të kuqe. Është ky pigment që i jep bimës bukuri të rrallë, sidomos kur koincidon me periudhën e festave.
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Nga Denada Nako Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. &Cc...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...