Nutricionistja Diola Dosti bën publike videon plot puthje e prekje me partnerin e ri
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
E keni parasysh pemën klasike me ngjyra të kuqe e të arta që i pëlqen aq shumë nënave tona? Megjithëse kjo pemë festash do të mbetet gjithmonë e pavdekshme, këtë vit, për të pasur një pemë me tendencë duhet të përqendroheni mbi ngjyra më origjinale dhe pak ekstravagante. Le të zbulojmë bashkë si të zbukurojmë pemën e Krishtlindjeve 2012.
Ngjyrat në modë për pemën e këtij viti janë dy: vjollcë dhe blu, me nuanca të ndryshme dhe të kombinuara me shumë ngjyra të tjera. Nuk ju duken shume klasike si ngjyra për Krishtlindje?
Ja dhe motivet që fshihen mbrapa kësaj zgjedhjeje:
Bluja mund të duket një ngjyrë e ftohtë, e vështirë për t’u vënë pranë ngrohtësisë dhe dashurisë që lidhen me festat e Krishtlindjes, e megjithatë është një ngjyrë shumë chic, relaksuese që mund të kombinohet me paqen dhe atmosferët që relaksojnë mendjen dhe lirojnë nga mendimet negative.
Edhe vjollca, sikurse jua përmendëm më sipër, është një nga ngjyrat mbi të cilat duhet të përqendroheni për të zbukuruar pemën e këtij fundviti. Nuk bëhet fjalë vetëm për diçka fashion, por simbolizon gjithçka që është shpirtërore dhe bashkimin e tokës me qiellin. Mund të vendosni të zbukuroni pemën tuaj vetëm me vjollcë, ndoshta me nuanca të ndryshme, që nga topat, zinxhirët, fjongot, fluturat... apo ta kombinoni me argjendin për ta lehtësuar pak efektin. Për të qenë sa më origjinal mund ta kombinoni me të kuqen.
Vajzat e reja që kanë parë tashmë galerinë tonë të fotove, do të jenë tërhequr medoemos nga pemët me zbukurime rozë, padyshim një zgjidhje më origjinale e femërore, edhe pse jo shume festive.
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Pashka (ose edhe Pashkët) është festa (e kremtja) më e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave t&eum...
Pluhuri saharian i cili mbërriti në Shqipëri që prej mëngjesit të ditës së djeshme dhe që pritet të zgjas&eu...