Dy tërmete të fortë në Greqi, 5.2 dhe 5.7 të shkallës Rihter
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Të krijosh një kopsht do të thotë ta konsiderosh atë si një organizëm të gjallë ku elementët përbërës ndërthuren ngushtë me njëri-tjetrin. Kështu, një pemë nuk mund të konsiderohet e veçuar nga disa bimë apo shkurre që janë poshtë saj. Një shkurre nuk mund të konsiderohet e veçuar nga bari i gjelbër që e rrethon atë e kështu me radhë, barin pa e shkëputur nga lulet shumëngjyrëshe në këndet e mbjella. Shuma e gjithë këtyre elementëve; pemë, shkurre, bar, kënde me lule apo edhe shumë elemente të tjerë jo jetësorë si rrugicat, lisharësja, tenda, barbekjuja, etj, i japin karakter individual kopshtit.
Sa më në sintoni të jenë këta elementë për nga estetika, ngjyra, hapësira, thellësia, vitaliteti, aq më shumë individualitet merr kopshti dhe bëhet mbresëlënës.
Këto janë 4 kolonat bazë që duhen studiuar mirë, pasi bimët e pemët që mbjellim duhet të jenë në sintoni me ambientin rrethues.
Por edhe pasi kemi mbjellë bimë të së njëjtës zonë gjeografike apo të përshtatura ndaj klimës, nuk mjafton. Duhet të kujdesemi edhe për ndërthurjen e funksioneve të të gjithë elementëve përbërës, sepse çdo element ka një ose më shumë funksione prandaj duhen futur në mënyrën e duhur në hapësirë dhe kohë. Nga futja e një elementi në këtë hapësirë lind forma e tij specifike. Për shembull:
Pylli, si një grup pemësh, ka funksion të pastrojë ajrin dhe ta mbrojë nga rrymat e forta të erës.
Tapeti i barit ka funksion të mbajë terrenin, të çlirojë 02, por më e rëndësishmja është të pastrojë ujërat nëntokësore nga substancat e ngurta e të dëmshme.
Nga ana tjetër marrëdhënia me jetëgjatësinë dhe kohën, përcakton vitalitetin e tij. Ndërthurja e formave specifike me vitalitetin e çdo elementi përcakton harmoninë e plotë të këtij kopshti, sepse një kopsht është organizëm i gjallë. Njohja e proceseve fizike e jetësore do të mundësojë një projektim të plotë duke theksuar lidhjen njeri-natyrë, sepse projektimi i një kopshti duhet bazuar mbështetur në dijet e shumë disiplinave si: kopshtari, arkitekturë, inxhinieri, gjeologji, metereologji, hidraulikë, sociologji.
Njohja dhe shfrytëzimi i të cilave do na mundësojë dhënien e karakterit të tij dhe do reflektojë konceptet e përgjithshme natyrë-ambientpeizazh.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...