Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nëse doni të krijoni një kopsht apo të sistemoni atë që keni, pranvera është stina ideale për ta bërë këtë. Shumë lloje perimesh dhe lulesh rriten në mënyrë natyrale në këtë stinë, kur dielli i ngrohtë dhe lagështia krijojnë kushtet ideale. Anisa dhe Gisela, dy vajzat nga stafi Living së bashku me Etmond Shkëmbin, specialist i Institutit tonë, kanë “vënë rregull” në Kopshtin Living dhe kanë bërë mbjelljet e sezonit. Nisur nga përvoja e tyre, ja ç’duhet të keni parasysh...
Ndër proceset e para të punëve në kopsht për sezonin e pranverës ishte përzgjedhja e këndit të perimores. Ne zgjodhëm një sipërfaqe afër një tende druri, e cila shërben si ambient çlodhjeje dhe relaksimi për të gjithë. U përzgjodh ky vend për të qenë sa më afër vëmendjes së të gjithëve. Ja disa këshilla se si edhe ju të dashur lexues, të përzgjidhni këndin tuaj të perimeve:
1. Rreth orës 12:00 të drekës, kur dielli të jetë në kulmin e tij, hidhni një sy në oborrin tuaj dhe zona ku ai godet më shumë, ku nuk ka hije pemësh apo objekte të tjerë përreth, është idealja për të mbjellë perime.
2. Përzgjidhet mundësisht zona afër shtëpisë, për të qenë rehat në kryerjen e punimeve dhe sa më praktikë në lëvizjen e mjeteve të punës apo vjeljes së produkteve.
3. Perimet mbillen aty ku dheu apo terreni është më i shkrifët. Nuk duhet të jetë terren kompakt apo i rëndë, siç thuhet në termat agronomikë, por i pasur me lëndë organike. Ai dallon nga ngjyra kafe e errët e tij. Toka gjithashtu duhet të ketë aftësi të mira filtruese apo drenazhuese, duke mos mbajtur sasi të tepërta uji gjatë shirave apo vaditjes. Për sa i përket dheut, nëse nuk ka këto karakteristika, edhe të ndërrohet, duke sjellë dhe shtesë bashkangjitur me pleh organik apo humus pylli.
Por çfarë të mbjellim në kopsht?
Zgjedhim të kultivojmë kulturat që janë të nevojshme për konsumim të përditshëm, si majdanozi, kopra, qepa, hudhra, karota, speci, domatja, etj. Në ngastrat e tjera mund të mbjellim sallata (latuga, individia, radikio), rukola, rrepa e më pas lakra, pazia (bietola), mashurka, spinaq dhe patëllxhanë. E rëndësishme është të mos lëmë asnjë ngastër pa mbjellë.
Shkëputur nga revista Living nga Etmond Shkëmbi
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...