Mobiljet prej kashte, tendenca më e re e arredimit të shtëpisë/Fotogaleri

+

cover passione vimini

Shtëpi e ëmbla shtëpi! Pavarësisht kohës së kaluar jashtë, udhëtimeve dhe eksperiencave të shumta, të gjithë gjejmë tek shtëpia oazin e paqes që na mungon kudo që ndodhemi. Ajo që i jep rëndësinë një ambienti, janë pikërisht njerëzit që e popullojnë atë, por jo më pak i rëndësishëm është edhe arredimi i tij. Tendencat e arredimit të shtëpisë ndryshojnë me po të njëjtën shpejtësi siç ndryshojnë tendencat e modës. Për arkitektët arredimi i shtëpisë përfaqëson karakterin e një personi, prandaj mes shumëllojshmërisë që ofrojnë dizenjot e ndryshme mund të formësoni nga pak puzzle-in tuaj. Një ndër tendencat më të bukura të këtij viti janë padyshim mobiljet e thuruar të kashtës. Janë pikërisht aksesorët e thjeshtë si kapelja e plazhit, çantat e thurura bohemiane, koshat e rrobave karriket prej kashte që kanë frymëzuar arkitektët e mëdhenj të risjellin këtë tendencë guximtare dhe inovative këtë vit.  Për më tepër frymëzohuni nga galeria e mëposhtme.